• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Gjendet e vrarë 19-vjeçarja, ishte zhdukur prej një muaji nga shtëpia/ Detajet që zbuloi policia

31/12/2025
in Botë
Gjendet e vrarë 19-vjeçarja, ishte zhdukur prej një muaji nga shtëpia/ Detajet që zbuloi policia

Një 19-vjecare është gjendur e vdekur në oborrin e një pallati në Milano.

Sipas familjarëve, Aurora Livoli, ishte larguar prej më shumë se një muaji nga shtëpia. Kontakti i fundit me të kishte qenë mëngjesin e 26 nëntorit, kur ajo u kishte thënë se ishte mirë dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej, pa dhënë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Karabinierët, publikuan dy pamje nga kamerat e sigurisë ku vajza shihet duke ecur në rrugë pak para se të hynte në një pallat në Via Paruta. Ajo paraqitet me flokë të errët deri në supe, e veshur me atlete dhe një xhaketë.

Sipas mediave, në pamje, 19-vjeçarja duket e qetë dhe nuk shfaq shenja shqetësimi. Pas saj shihet një burrë i gjatë dhe i dobët, i veshur me një bluzë të bardhë, i cili nuk shfaqet qartë në pamje. Ai është filmuar rreth një orë më vonë duke u larguar nga e njëjta zonë, këtë herë i vetëm. Sipas hetuesve, asgjë në pamje nuk sugjeron ndjekje apo dhunë në atë moment, duke lënë të kuptohet se dy personat mund të njiheshin.

Kur u gjet, Aurora nuk kishte me vete dokumente identifikimi, telefon apo shenja dalluese që mund të ndihmonin në identifikimin e saj. Verifikimet në arkivat e gjurmëve të gishtërinjve (AFIS), kërkimet në qendrat e pritjes dhe dëshmitë e banorëve të zonës nuk dhanë rezultat. Askush nuk deklaroi se e kishte parë më parë në atë lagje.

Për këtë arsye, Prokuroria autorizoi publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, çka çoi më pas në identifikimin e saj.

Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Autopsia, që pritet të kryhet në orët në vijim, do të përcaktojë nëse shenjat e vërejtura në qafë lidhen me vdekjen dhe nëse ato i paraprijnë apo jo asaj, si edhe nëse ka pasur dhunë.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të identifikuar burrin e parë në shoqërinë e Aurorës dhe për të rindërtuar orët e fundit të jetës së saj.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Lapaj kundër propozimit të PS: Ulja e numrit të deputetëve në 100, vijë e kuqe për ne

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia kërcënon Evropën: Do sulmojmë çdo vend që merr bombardues francezë me armë bërthamore!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Basti për Kubën: Trump kërkon ndryshim regjimi, Putin dërgon anijen me naftë në ishull

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Konfirmohet “pakti” Rama-Meloni, BE: Qendrat e Gjadrit nuk shkelin ligjet tona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!