• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

25/12/2025
in Botë
“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

Papa Leone XIV u kthye në Bazilikën e Shën Pjetrit mëngjesin e së enjtes për të kremtuar Meshën e Ditës së Krishtlindjeve, vetëm disa orë pas Meshës së Mesnatës. Ky kremtim shënoi një ndryshim pasi që nga viti 1994, një Papë nuk i kishte kremtuar të dyja ritet e Krishtlindjeve në Shën Pjetër. 

Apeli i fortë për dinjitetin njerëzor dhe kritika ndaj modeleve ekonomike kapitaliste ishin në fokus të predikimit të mbajtur nga Papa Leone XIV. Ati i Shenjtë u përqendrua në nevojën për t’u përkushtuar ndaj lehtësimit të vuajtjeve njerëzore, duke përmendur Gazën, regugjatët dhe konfliktet në botë. 

“Vëllezër dhe motra të dashur, që kur Fjala u bë mish, tani mishi flet, thërret dëshirën hyjnore për të na takuar. Fjala ka ngritur tendën e saj të brishtë midis nesh. Dhe si mund të mos mendojmë për tendat në Gaza, të ekspozuara për javë të tëra ndaj shiut, erës dhe të ftohtit , dhe ato të kaq shumë refugjatëve dhe personave të zhvendosur në çdo kontinent, ose për strehimet e improvizuara të mijëra njerëzve të pastrehë brenda qyteteve tona?”, tha Papa. 

Paqja është e mundur, theksoi ai, duke kujtuar se është dhurata e Mishërimit që festojmë në Krishtlindje. 

“Do të ketë paqe kur monologët tanë të ndalojnë dhe, të ushqyer nga dëgjimi, të biem në gjunjë para mishit të zhveshur të të tjerëve. Është një fuqi e vërtetë ajo e të bërit bij të Zotit : një fuqi që mbetet e varrosur për sa kohë që jemi të shkëputur nga të qarat e fëmijëve dhe brishtësia e të moshuarve, nga heshtja e pafuqishme e viktimave dhe melankolia e dorëzuar e atyre që bëjnë të keqen që nuk e kanë ndërmend”, shtoi Papa. 

Prevost citoi më pas Papa Françeskun, duke thënë: 

“Ndonjëherë ndiejmë tundimin për të qenë të krishterë, duke mbajtur një distancë të kujdesshme nga plagët e Zotit. Por Jezusi dëshiron që ne të prekim mjerimin njerëzor, të prekim mishin që vuan të të tjerëve. Ai pret që ne të heqim dorë nga kërkimi i atyre strehimeve personale ose të përbashkëta që na lejojnë të mbajmë distancën tonë nga thelbi i dramës njerëzore, në mënyrë që të mund ta pranojmë vërtet kontaktin me ekzistencën konkrete të të tjerëve dhe të njohim fuqinë e butësisë.”

Papa i uroi botës Krishtlindje të gëzuara në italisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, polonisht, arabisht, kinezisht dhe latinisht. 

 

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!