• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

18/12/2025
in Botë
U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

Si një gabim i momentit i cilësoi afrimitetet me ish-punëdhënësin e saj të martuar dhe ish-CEO të kompanisë Astronomer, drejtoresha e Burimeve Njerëzore, jeta private e së cilës u kthye në lajm kryesor pas paraqitjes së saj në një koncert të Coldplay. 

Kristin Cabot dhe Andy Byron u panë duke u përqafuar me përzemërsi gjatë koncertit që u mbajt në Boston më 16 korrik. Megjithatë, momenti u kap nga ‘kiss cam’ e Coldplay, duke shkaktuar reagime të sikletshme nga të dy. 

Përpjekja e tyre për t’u larguar nga kamera duket se e përkeqësoi situatën, ndërsa këngëtari Chris Martin komentoi me humor para publikut: “Ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm”. 

53-vjeçarja Kristin Cabot qëndroi në heshtje për muaj me radhë. Tashmë, ajo ka vendosur të flasë publikisht dhe të japë versionin e saj. 

“Mora një vendim të keq, piva disa High Noons, kërceva dhe u solla në mënyrë të papërshtatshme me shefin tim”, deklaroi ajo për New York Times. “Nuk është diçka e vogël. Mora përgjegjësinë dhe sakrifikova karrierën time për këtë. Ky ishte çmimi që zgjodha të paguaj”, shtoi ajo. 

Pas asaj nate, Cabot u linçua në internet, u bë objekt talljeje nga persona të famshëm dhe u përball me komente negative nga të panjohur që e takojnë në vende publike. Ajo pohon se që atëherë ka marrë mbi 60 kërcënime për jetën e saj. 

Cabot pranon se ndjente tërheqje për Byron dhe ishte e emocionuar që do ta prezantonte me miqtë e saj, por thekson se ata nuk ishin puthur kurrë përpara asaj nate. Të dy pinë kokteje me tekila, kërcyen dhe shkëmbyen një puthje, siç thotë ajo, për herë të parë dhe të vetme, një veprim që e konsideron të pamenduar dhe për të cilin është penduar. 

“Dua që fëmijët e mi ta dinë se mund të bësh gabime dhe t’i prishësh gjërat keq. Por kjo nuk do të thotë se duhet të pranosh kërcënime se do të të vrasin për to”, thotë Cabot. 

Në koncert ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj i ndarë, i cili shoqërohej nga një grua tjetër. Ata kishin qenë të martuar për dy vjet, por në kohën kur shpërtheu skandali, çifti ishte tashmë i ndarë. 

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Atentat në Lezhë, qëllohet në drejtim të një makine. Vriten burrë e grua!

    Atentat në Lezhë, qëllohet në drejtim të një makine. Vriten burrë e grua!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në Lezhë, familjarët hapin dyert e mortit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!