• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

18/12/2025
in Botë
Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

Me ton të mprehtë dhe sfidues, zëri i tij, nën sfondin e zbukurimeve festive në dhomën diplomatike të pritjeve, presidenti amerikan Donald Trump renditi një e nga një ato që i cilësoi sukseset e vitit të parë të udhëheqjes, në fjalimin para kombit. “11 muaj më parë trashëgova një katastrofë dhe tani po e zgjidh”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, përcjell A2 CNN. Nga rimëkëmbja e ekonomisë te operacionet kundër emigracionit të paligjshëm, për të kaluar te siguria në kufi, fundi i luftës në Gaza dhe deri te çmimi i gjelit të detit që, siç tha, kurrë nuk ka qenë kaq i ulët, Trump e përdori fjalimin 18-minutësh të fundvitit për të shpallur veten si më të mirin e të gjitha kohërave.

“Mirëmbrëma Amerikë. 11 muaj më parë trashëgova një lëmsh të madh dhe tani po e ndreq. Një vit më parë vendi ynë kishte vdekur, ishte në prag të kolapsit. Totalisht i dështuar. Tani jemi vendi më i mirë në botë. Kufiri ynë është i sigurt, inflacioni është ndalur, rrogat janë rritur dhe çmimet janë ulur. Vendi ynë është i fortë, Amerika është e respektuar. Jemi rikthyer më të fortë se kurrë më parë”, tha ai.

Ai fajësoi në disa raste paraardhësin Joe Biden për rritjen e kostos së jetesës, teksa krahasoi të dhënat ekonomike dhe inflacionin gjatë udhëheqjes së tij me atë të paraardhësit. I cilësoi sërish “tarifat” si fjalën e preferuar dhe premtoi se, falë tyre, ekonomia po rritej.

Në mandatin e tij të parë, Trump nuk mbante fjalim fundviti, por të mërkurën doli para gazetarëve për të thënë se shefja e kabinetit të tij e kishte shtyrë të fliste për kombin. Nuk është rastësi që presidenti republikan zgjodhi ta bëjë tani këtë fjalim, pasi mbyllja e administratës publike vonoi publikimin e të dhënave të ekonomisë. Raportet e para federale po dalin në dritë dhe nuk janë shumë pozitive. Sipas tyre, papunësia është në nivelin 4.6 për qind, niveli më i lartë që prej pandemisë së COVID-19. Një sondazh i Reuters dhe Ipsos, të martën, tregoi se vetëm 33 për qind e të rriturve në SHBA aprovonin mënyrën se si Trump e kishte menaxhuar ekonominë.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Ministri ndan lajmin e mirë në “Terminal”: Ja kur hapen fondet IPARD 3

    Ministri ndan lajmin e mirë në “Terminal”: Ja kur hapen fondet IPARD 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sezoni veror në rrezik, tre skenarët që mund të ndikojnë udhëtimet në mbarë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga dashuria te ndarja, Edisa rrëfen gjithçka: Fëmija që nuk erdhi na ndau

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin u shfaq e vetme në koncertin e Fifit, reagon Gimbo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në pritje të një djali

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!