AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

S’e dinin kujt po i shërbenin, grupi i trafikantëve pajis policin me dokumente false për 10 mijë euro dhe e nis drejt Irlandës

by SHT Media
09/06/2024
in Kronikë
6
0
S’e dinin kujt po i shërbenin, grupi i trafikantëve pajis policin me dokumente false për 10 mijë euro dhe e nis drejt Irlandës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një agjent i infiltruar ka qenë çelësi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në dokumentimin e veprimeve të grupit kriminal të trafikut të emigrantëve të jashtëligjshëm drejt Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pa ditur se po i shërbenin një agjenti policie nën mbulim, anëtarët e grupit kriminal i kanë siguruar atij kundrejt një pagese prej gati 10 mijë euro dokumentet e falsifikuara në një laborator në Kosovë, pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi, si edhe e kanë instruktuar të udhëtonte drejt Spanjës.

Në këtë vend, një prej të dyshuarve e ka takuar agjentin e infiltruar dhe i ka dhënë dokumentet false, për të vijuar më pas udhëtimin me avion drejt Irlandës.

Në një nga bisedat e përgjuara, i dyshuari Njazi Ademaj i thotë të infiltruarit “O vëllaçko, garanci 100 për qind nuk po të jap por 99 për qind”.

Të gjitha komunikimet dhe takimet e të infiltruarit me anëtarë te grupit janë pjesë e dosjes së SPAK, që finalizoi hetimin me 37 urdhër-arreste, 31 nga të cilat “arrest në burg” dhe 6 të tjera “arrest në shtëpi”.

Sipas SPAK, kjo ishte skema e përdorur nga grupi kriminal, që kundrejt vlerave që nisnin nga 10 në 18 mijë euro siguronte kalimin e paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Struktura e Posaçme pretendon se ka dokumentuar 44 raste të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm dhe 70 pasaporta të falsifikuara, kryesisht sllovene, italiane e rumune.

Përveç personave që angazhoheshin në gjetjen e shqiptarëve që synonin Anglinë apo SHBA-në, të përfshirë në skemë ka qenë edhe një punonjës policie, si edhe dy agjenci udhëtimi pasagjerësh në rrugë tokësore, të cilët bënin transportimin fizik të dokumenteve false nga Shqipëria në Spanjë.

Sipas SPAK grupi kriminal që mundësonte emigrantë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar drejtohet nga Bashkim Sula, ndërsa ai drejt SHBA nga Ylli Caushi.

Të gjithë emigrantët, që nga Shqipëria udhëtonin me pasaportat e tyre të ligjshme, merrnin instruksione se ku duhet të akomodoheshin në Spanjë, si duhet të përgjigjeshin gjatë intervistimeve nga autoritetet, por njëkohësisht edhe mbaheshin nën vëzhgim nga anëtarët e grupit, nëse kalonin me sukses në pikë-kalimet kufitare apo jo./A2

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.