• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Problemi i vërtetë i BE-së nuk është Belgjika, por Donald Trump”

17/12/2025
in Botë
“Problemi i vërtetë i BE-së nuk është Belgjika, por Donald Trump”

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian që mbahet të enjten, 18 dhjetor, pritet të testojë unitetin e bllokut dhe të tregojë nëse BE-ja do të qëndrojë e bashkuar apo do të përçahet nga presioni i Donald Trump.

Në qendër të debatit është mosmarrëveshja mes qeverive evropiane për përdorimin e aseteve ruse të ngrira pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, për të financuar rindërtimin e vendit. Përplasja nxjerr në pah ndarje më të thella në Europë mbi mënyrën se si duhet përballuar rendi i ri global dhe presioni i paprecedentë nga SHBA-të.

“Na duan të dobët”, ka deklaruar një zyrtar i lartë i BE-së, duke folur për marrëdhëniet transatlantike dhe përgatitjet për samitin.

Sipas Politico, zyrtarë të administratës Trump kanë ushtruar presion ndaj disa qeverive europiane, kryesisht atyre që i konsiderojnë më miqësore, për të kundërshtuar planin e përdorimit të rreth 210 miliardë eurove asete ruse për Ukrainën. Katër zyrtarë të BE-së konfirmojnë se Washingtoni ka anashkaluar Brukselin dhe ka komunikuar drejtpërdrejt me kryeqytetet.

Në tetor, liderët e BE-së dështuan të arrinin marrëveshje për shkak të kundërshtimit të Belgjikës, vendi ku ndodhen shumica e aseteve ruse të ngrira. Por 2 muaj më vonë, sipas Politico, problemi nuk është më Belgjika, por Trump.

Merz

Pavarësisht përpjekjeve të Komisionit Europian dhe kryeqyteteve kryesore për të bindur kryeministrin belg Bart De Wever, shanset për një marrëveshje janë përkeqësuar. Një zyrtar evropian e përshkruan atmosferën në Bruksel si dëshpëruese:

Doja të qaja!

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi se BE-ja do të dëmtohej rëndë për vite me radhë nëse dështon të financojë Ukrainën, duke dhënë sinjal dobësie ndaj botës, administratës Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Ndërkohë, liderë evropianë si Viktor Orbán dhe Andrej Babiš po sfidojnë gjithnjë e më hapur linjën tradicionale të Brukselit. Kreu i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, deklaroi se “SHBA-të nuk janë më udhëheqëse e botës së lirë” dhe se administrata Trump po distancohet nga Europa.

Dështimi për të siguruar financim do ta linte Ukrainën në një pozicion më të dobët në negociatat e paqes.

Kryeministri estonez Kristen Michal theksoi se Europa duhet t’i tregojë Kievit se mbështetja është e pakushtëzuar.

Kristen Michal

Sipas një draft-plani paqeje të zbuluar, SHBA-të synojnë të përdorin një pjesë të aseteve ruse për rindërtim të udhëhequr nga Washingtoni, ndërsa Franca shtyn për një qasje “Europa e para”.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar akuzat për ndërhyrje, duke thënë se qëllimi i vetëm i SHBA-ve është arritja e paqes.

Në mungesë të konsensusit, në Bruksel po diskutohet edhe mundësia e miratimit të planit me shumicë të cilësuar, duke anashkaluar kundërshtuesit, një hap që, sipas disa zyrtarëve, mund ta zhysë BE-në në një krizë të thellë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehet pragmatik: mënyra nuk ka rëndësi, për sa kohë që Ukraina merr financimin.

“Është e drejtë që Rusia të paguajë për shkatërrimin”, tha ai, duke e quajtur përdorimin e aseteve të ngrira një element që ndryshon lojën.

Me negociatat që kanë ngecur, liderët europianë do të duhet të gjejnë vetë një zgjidhje në samitin që do të mbahet nesër.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!