• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

16/12/2025
in Botë
Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur zgjerimin e ndalimit të udhëtimit duke përfshirë pesë vende të tjera, ndërsa janë vendosur gjithashtu kufizime të reja për disa shtete. Vendimi, i marrë të martën, është pjesë e përpjekjeve të administratës për të forcuar standardet e hyrjes në SHBA për udhëtarët dhe emigrantët. 

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, qytetarët e Burkina Fasos, Malit, Nigerit, Sudanit të Jugut dhe Sirisë nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA, ndërsa personat me dokumente udhëtimi të lëshuara nga Autoriteti Palestinez do të ndalohen plotësisht. 

Këto i shtohen listës me 12 vende që Trump shpalli në muajin qershor. Në atë kohë, ndalimi përfshinte Afganistanin, Mianmarin, Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin, si dhe kufizime të shtuara për vizitorët nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela. 

Gjithashtu, siç shkruan Associated Press, me vendimin e ri të marrë sot, plot 15 vende të tjera, mes tyre Nigeria, Senegali, Zambia dhe Zimbabve, do të përballen me kufizime të pjesshme. Administrata Trump argumenton se shumë prej këtyre vendeve kanë probleme me korrupsionin, dokumentet e pasigurta civile, nivele të larta të shkeljes së vizave dhe mungesë stabiliteti qeveritar, gjë që e bën të vështirë verifikimin e qytetarëve të tyre. 

“Ndalimet dhe kufizimet janë të nevojshme për të parandaluar hyrjen e shtetasve të huaj për të cilët SHBA nuk ka informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar rreziqet që paraqesin,” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. 

Ky vendim vjen pas arrestimit të një shtetasi afgan të dyshuar për sulmin ndaj dy trupave të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë gjatë fundjavës së Festës së Falënderimeve. 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!