AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

by SHT Media
25/12/2025
in Botë
6
0
Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në meshën e tij të parë të natës së Krishtlindjes si Papë, Leoni XIV ka denoncuar ashpër një ekonomi që, sipas tij, “i shtyn njerëzit të trajtohen si mall”. Ai theksoi se mesazhi i Krishtit është çlirimi i njeriut nga çdo formë skllavërie.

“Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall, Zoti bëhet i ngjashëm me ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi”, u shpreh Papa, emri i vërtetë i të cilit është Robert Francis Prevost.

Ai nënvizoi kontrastin mes ambicies njerëzore për dominim dhe mesazhit hyjnor të shërbimit.

“Ndërsa njeriu kërkon të bëhet Zot për të sunduar mbi të tjerët, Zoti bëhet njeri për të na çliruar nga çdo skllavëri. A mjafton kjo dashuri për të ndryshuar historinë tonë”, pyeti në mënyrë retorike Ati i Shenjtë.

Gjatë pontifikatit të tij, Leoni XIV ka folur vazhdimisht kundër pabarazive globale dhe përqendrimit të pasurisë në duart e pak individëve, duke i bërë thirrje Kishës që të jetë pranë më të varfërve. Edhe zgjedhja e emrit papnor nuk është rastësore: Ajo i referohet Papa Leonit XIII, themeluesit të doktrinës moderne sociale të Kishës, dhe tregon vëmendjen e veçantë që Papa i ri i kushton çështjeve të punës dhe drejtësisë sociale në një epokë të shënuar nga revolucioni digjital.

Në homelinë e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa foli për lindjen e Jezusit, e shënuar nga shfaqja e një ylli.

“Nuk ka errësirë që ky yll të mos e ndriçojë, sepse në dritën e tij e gjithë njerëzimi sheh agimin e një jete të re dhe të përjetshme”, tha Leone XIV.

Ai paralajmëroi se kur humbet e vërteta thelbësore e dinjitetit njerëzor, “nuk ka më vend për të tjerët, për fëmijët, për të varfrit, për të huajt”. Papa citoi fjalë të Papa Benediktit XVI, duke theksuar aktualitetin e tyre.

“Në tokë nuk ka vend për Zotin, nëse nuk ka vend për njeriun. Mospranimi i njërit do të thotë mospranim i tjetrit”, tha ai.

Duke iu referuar plagëve të botës së sotme, Leoni XIV tha se përballë dhimbjes, dhunës dhe shtypjes, Zoti përgjigjet jo me forcë, por me një fëmijë.

“Përballë dhunës dhe mbizotërimit, Ai ndez një dritë të butë që ndriçon me shpëtim të gjithë bijtë e kësaj bote”, u shpreh Papa.

Papa kujtoi se një vit më parë, me hapjen e Portës së Shenjtë, Papa Françesku kishte theksuar se Krishtlindja ringjall shpresën atje ku ajo është shuar. Tani, teksa Jubileu i Shpresës po i afrohet përmbylljes më 5 janar, Leone XIV nënvizoi se Krishtlindja është “kohë falënderimi dhe misioni”.

“Me besimin, dashurinë dhe shpresën në zemër, pa frikë nga nata, mund t’i dalim përpara agimit të një dite të re”, tha ai.

Para nisjes së meshës, Papa Leoni XIV doli në shesh për të përshëndetur besimtarët që kishin mbetur jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit, pavarësisht shiut. “Mirëmbrëma, mirë se vini të gjithë”, tha ai në disa gjuhë, duke falenderuar besimtarët për guximin dhe praninë e tyre. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 6 mijë besimtarë ndoqën meshën brenda bazilikës dhe rreth 5 mijë të tjerë jashtë saj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.