• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

21/12/2025
in Botë
I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar përmes zëdhënësit të tij pas publikimit të fotove dhe dokumenteve të lidhura me Jeffrey Epstein, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku” për të shmangur përgjegjësitë e veta.

“Shtëpia e Bardhë nuk i ka fshehur këto dosje për muaj të tërë vetëm për t’i hedhur vonë të premten për të mbrojtur Bill Clinton-in,” tha zëdhënësi në një deklaratë në rrjetin social X.
“Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga ajo që vjen më pas, ose nga ajo që do të përpiqen ta fshehin përgjithmonë. Mund të publikojnë sa të duan foto të turbullta mbi 20-vjeçare, por kjo nuk ka të bëjë me Bill Clinton-in. Asnjëherë nuk ka pasur, asnjëherë nuk do të ketë!”, thuhet në deklaratë.

The Guardian shkruan se fotot e publikuara të premten tregojnë ish-presidentin Clinton në një pishinë nëntokësore me Ghislaine Maxëell dhe një grua të re me fytyrë të redaktuar, në një avion me Michael Jackson dhe Diana Ross, si dhe në një darkë me Mick Jagger, Epstein-in dhe figura të tjera publike.

Zëdhënësi i Clinton, Angel Ureña, ka deklaruar se “ka dy lloje njerëzish: ata që i ndërprenë lidhjet me Epstein përpara se krimet e tij të bëheshin publike, dhe ata që vazhduan marrëdhëniet pas kësaj. Ne jemi në grupin e parë. Asnjë vonesë nga grupi i dytë nuk do ta ndryshojë këtë. Publiku pret përgjigje, jo kokë turku.”

Shtëpia e Bardhë e ka shfrytëzuar publikimin e fotove ditën e premte, për të ironizuar Clinton-in. Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt postoi foton e tij në pishinë me mbishkrimin “Oh Zot!”

Sipas regjistrave zyrtarë, Epstein e vizitoi Shtëpinë e Bardhë të paktën 17 herë gjatë viteve të para të presidencës së Clinton. Pas largimit nga detyra në vitin 2001, Clinton udhëtoi disa herë me avionin privat të Epstein-it në Azi dhe Afrikë, në kuadër të Clinton Global Initiative. Clinton nuk është akuzuar kurrë zyrtarisht për ndonjë shkelje.

Megjithatë, ish-presidenti Donald Trump ka bërë shpesh sugjerime për marrëdhënien mes Clinton-it dhe Epstein, duke kërkuar muajin e kaluar që Departamenti i Drejtësisë dhe FBI të hetojnë lidhjet e tyre. Publikimi i dokumenteve vjen në një kohë kur si Bill Clinton, ashtu edhe Hillary Clinton pritet të japin dëshmi para Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit më 13 dhe 14 janar.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi, nuk po respekton parimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e mohon: S’kemi planifikuar një takim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!