AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Fondi ‘Besa’/ Skemat e mashtrimit, gazetari: Dyshohet se ka lidhje me një politikan në hetim nga SPAK! 100 mijë qytetarë viktima të mikrokrediteve

by SHT Media
04/06/2024
in Kronikë
6
0
Fondi ‘Besa’/ Skemat e mashtrimit, gazetari: Dyshohet se ka lidhje me një politikan në hetim nga SPAK! 100 mijë qytetarë viktima të mikrokrediteve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës nxorri në dritë një tjetër skemë të mashtrimit financiar. Tre punonjës të fondit Besa, së bashku me një noter dhe një person tjetër në Gjermani pasi u vidhnin të dhënat qytetarëve u merrnin kredi në emër të tyre.  Gazetari Adriatik Doçi thotë se kemi të bëjmë me më shumë raste sesa 11 që janë zbuluar nga prokuroria

“Ajo që shtë publikuar në media është vetëm maja e ajsbergut pasi kemi të bëjmë me një grup kriminal pre e të cilit nuk janë 11 por dhjetra qytetarë.

Vitin e kaluar ndodhi një ngjarje në kombinat ku një drejtoreshë e një banket ë nivelit të dytë nga llogaritë e klientëve përmes autorizimeve false mbushi çantat me para dhe u arratis nga Shqipëria. Skema të tilla në bankat e nivelit të dytë apo të tretë janë të zakonshme dhe të gjitha janë goditur nga prokuroria” tha ai në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko e quan skenar të paralajmëruar që kur në publik dolën të dhënat personale të kartave të të gjithë individëve.

“Është mashtrim i pastër. Skema të ngjashme janë përdorur për shmangien e TVSH. Hapen e mbyllen kompani me karta identiteti që u merren në mënyrë të paligjshme qytetarë të ndryshëm. Ti sheh një që lyp në rrugë e nëse futesh në QKB gjen 3 -4 kompani. Këto janë skema që janë aplikuar dhe më përpara” thotë Soko.

2500 qytetarë u mashtruan në 2021 nga fondi Besa thotë Doçi duke shtuar se ka dyshime se ka lidhje me një politikan tashmë në hetim nga SPAK.

“Kjo skemë është e përsitur dhe tek fondi Besa në 2021 është raportuar se janë mashtruar 2500 qytetarë, të cilët janë miratuar kredi pa e ditur që kanë marrë kredi tek fondi Besa. Fondi Besa ka lidhje me bandën e mikrokredive, sepse ka shitur kredi të këqija tek grupi MCA, Zip, Final etj.

Fondi Besa shquhet dhe për interesa jashtëzakonisht të larta për dhënie kredie e institucione të tilla janë dëbuar nga vendi me vendim të Bankës Qëndrore të Kosovës. Fondi Besa dyshohet se ka lidhje me një politikan i lakuar si monument i korrupsionit në Shqipëri që sot është në hetim nga SPAK për disa vepra të rënda penale” tha Doçi.

Si lindi mashtrimi me mikrokreditet

Megaskemën e shitjeve të mikrokredive të cilat u pasuan më pas dhe me mashtrimin e mijëra qytetarë që u bënë viktimë të kredive dhe sekuestrimeve të pronave të tyre e cilësojnë të mirëskenuar. Zanafilla është në 2015 kur ishte kriza e kredive të këqija dhe Shqipëria mori masat për përballimin e kësaj krize, ndërkohë që me të u krijuan dhe skema përfitimi.

“Kriza financiare e 2015 u përdorën për ti dhënë jetë këtyre kompanive të mikrokredive që do të futeshin tek kreditorët e vegjël e do të bënin masakër. E gjitha u dizenjua. Iu la hapësirë kompanive jo vetëm të licencoheshin shpejt por dhe iu la hapësirë ligjore dhe të madhe dhe nuk e vinte në trysni kompaninë për të monitoruar aktivitetin e saj. Unë them kjo është bërë me dashje. Kreditë e këqija vijnë nga performance e keqe. Deri në 2015 ato rezervonin detyrimin për ti fshirë ato kredi, cka do të thotë që ata I paguanin nga fitimet e tyre. Por në atë moment u rregullua që kreditë të mos fshiheshin më por të shiteshin. U krijuan kompanitë e mikrokrediteve. Disa aktorë dhe faktorë që shkojnë shumë lart, në administrimin e sistemit financira shqiptar” tha Soko

Vështirë të ketë aferë të madhe financiare pa implikimin e segmenteve politike. Prandaj kërkohet një hetim i thellë.

Gazetari Doçi thotë se janë ‘100 mijë qytetarë viktima të këtyre mashtrimeve”

Po të marrim megaskemën e mikrokredive, ka nisur në 2014. Iniciatorët e nisjes së kësaj skeme janë Arben Ahmetaj, që ka qeë ministër i Ekonomisë në bashkëpunim me Ardian Fullanin që u shkarkua më pas, dhe me Ridvan Boden. Më pas skema u aplikua nga BSH” vijon më tej Doçi.

“Këta nuk kanë përdetyrë as të dorëzojnë listat e kredive. U lanë të lirë të futeshin si ‘dhelpra në kotec’ të bëjë kërdinë. Duhet të shkojë deri lart. Kush i la këto?” thotë eksperti I ekonomisë.

Gazetari Adriatik Doçi analizon tre skemat që rrezikojnë sistemin bankar

“Qytetarët zhvaten përmes mashtrimit, joshjes apo marrjes së kartave të identifikimit dhe faturimi me kredi fiktive. Së dyti është megaskema me mikrokreditë e ngjashme me piramidat e 1996. Skema tjetër është bankat e nivelit të dytë dhe të tretë kanë origjinë të dyshimtë. Një pjesë e këtyre institucione financiare janë të lidhur me oligarkë rusë që nga shumë shtete përfshi dhe SHBA. Pra oligarkë të Putinit kanë lidhje të tërthortë me institucione financiare në Tiranë, madje dhe me një bankë të nivelit të dytë.

Kreu i SPAK ka artikuluar në ballafaqimin e fundit në Komisionin e ligjeve se disa nga bankat janë elementë të rëndësishëm për pastrimin e parave të pista në Shqipëri. Duke iu bashkuar dhe këtë skemën e zhvatjes së fondit Besa kemi të bëjmë me një lloj alarmi.   Skema tjetër është e fondit Besa.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.