• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

18/12/2025
in Botë
Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

Raketa balistike ruse Oreshnik, e aftë të mbajë koka bërthamore, ka nisur të vendoset në territorin e Bjellorusisë që nga dita e djeshme, e mërkurë, njoftoi presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, aleat i ngushtë i Rusisë. Deklarata u bë gjatë konferencës vjetore për shtyp në Minsk. 

“Oreshnik ndodhet në Bjellorusi që nga dje (e mërkurë) dhe është vendosur në gatishmëri luftarake”, deklaroi Lukashenko. Bjellorusia, ish-republikë sovjetike, ishte një nga territoret nga të cilat Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. 

Në muajin gusht, presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar se Rusia kishte filluar prodhimin masiv të kësaj rakete të gjeneratës së fundit, e aftë të mbajë koka bërthamore, duke shtuar se Moska mund ta vendoste atë në Bjellorusi deri në vitin 2025. 

Nga ana e saj, Minsku kishte lënë të kuptohej në gusht se stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë, të zhvilluara në shtator, do të përfshinin edhe raketat Oreshnik – term që në rusisht do të thotë “lajthi”. 

Këto stërvitje të përmasave të mëdha shkaktuan shqetësim mes vendeve anëtare të NATO-s, vetëm disa ditë pas hyrjes së paprecedentë të dronëve të dyshuar rusë në territorin polak. 

Në nëntor të vitit 2024, Rusia përdori për herë të parë raketën Oreshnik, pa kokë bërthamore, për të bombarduar një fabrikë ushtarake në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore. 

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Atentat në Lezhë, qëllohet në drejtim të një makine. Vriten burrë e grua!

    Atentat në Lezhë, qëllohet në drejtim të një makine. Vriten burrë e grua!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në Lezhë, familjarët hapin dyert e mortit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!