• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Amerikanët rikthehen në Minsk(!)

15/12/2025
in Botë
“Fronti Anti-Rusi”\Pas SHBA-së, Vatikanit dhe Polonisë, Sllovakia drejt Bjellorusisë

Amerikanët rikthehen në Minsk(!)-pas publikimit të Strategjisë së Re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Uashingtoni kërkon të avancoj më tej dialogun me Minskun

Nga Eljanos Kasaj*

Minsk(Мiнск), Bjellorusi-Ditët e fundit, Presidenti bjellorus Aliaksandr Lukashenka(Аляксандр Лукашэнка) u takua me përfaqësues të ekipit të administratës të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të udhëhequr nga i Dërguari Special i SHBA-së për Bjellorusinë, John Cole. Sipas shërbimit për shtyp të Presidentit Lukashenka, takimi u zhvillua në Pallatin e Pavarësisë(Палац Незалежнасцi). I pranishëm ishte gjithashtu edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Lindore, Chris Smith.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Lukashenka e përgëzoi John Cole për emërimin e tij si i Dërguar i Posaçëm i SHBA-së në Bjellorusi:

“Ti je ai që përfaqëson [Shtetet e Bashkuara] në Bjellorusi këto ditë. I thuaj Trumpit se duhet ta vëmë topin në lëvizje. Ja ku jemi”, premtoi Presidenti Lukashenka.

Presidenti Lukashenka vlerësoi gjithashtu iniciativat e fundit diplomatike të Presidentit Donald Trump:

“Thonë se Trumpit i pëlqejnë lajkat. Por unë nuk kërkoj lajka. Dua të them se më pëlqejnë shumë veprimet e tij kohët e fundit”,-duke vënë kështu theksin mbi publikimin e “Strategjisë së Re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së”, e cila në klauzolat e saj përafrohet fort me pikëpamjet gjeopolitike ruse, si dhe synon promovimin e dialogut midis Moskës dhe Uashingtonit, ndërtimin e marrëdhënieve të mira reciproke me qëllim rivendosjen e “stabilitetit strategjik” me midis SHBA-së dhe Rusisë.

“Kemi shumë pyetje. Bota po ndryshon shumë shpejt dhe po dalin probleme të reja që duhet t’i diskutojmë. Dhe ndoshta edhe t’i zgjidhim disa prej tyre.”-vijoj më tej Presidenti Lukashenka.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e pestë e një delegacioni zyrtar amerikan në Bjellorusi që prej hyrjes së Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë në Janar të vitit 2025. Vizita e fundit e një delegacioni amerikan u zhvillua në Shtator, ku me ftesë personale nga Presidenti Lukashenka, të paktën dy oficerë ushtarakë amerikanë, nënkoloneli i Forcave Ajrore Bryan Shoupe dhe një oficer tjetër, vizituan Bjellorusinë për të vëzhguar manovrat e përbashkëta ushtarake midis Rusisë dhe Bjellorusisë “Запад/Zapad-2025”, një vizitë e paprecedentë që synonte promovimin e partneritetit, transparencës dhe deeskalimit, dhe që bëri fort bujë në mediat amerikane. Si përgjigje e këtij akti miqësor nga Minsku, në Nëntor, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Thesarit të SHBA-së hoqi zyrtarisht sanksionet ndaj Kompanisë Shtetërore Bjelloruse të Fluturimeve “Belavia/Белавія Belarusian Airlines”.

Sipas shërbimit për shtyp të Presidentit Lukashenka, bisedimet vazhduan edhe gjatë ditës së shtunë dhe jane fokusuar kryesisht në çështje të ndryshme që prekin marredhëniet bilaterale, politike dhe ushtarake midis dy vendeve.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!