• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

33 vite PS, Veliaj: Mirënjohje socialistëve të vjetër, jemi forca që sjell ndryshimin

07/06/2024
in Politikë
33 vite PS, Veliaj: Mirënjohje socialistëve të vjetër, jemi forca që sjell ndryshimin

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nisi sot një tur në çdo njësi të kryeqytetit, për t’u takuar dhe uruar anëtarët e Partisë Socialiste për 33-vjetorin e themelimit të partisë. Ndalesa e parë ishte ajo në Njësinë 2, ku Erion Veliaj shpërndau edhe certifikata mirënjohje për 16 anëtarë, të cilët vijojnë të japin kontributin e tyre në PS.

“Pesë mijë anëtarë të rinj janë një garanci se kemi një të ardhme, se duar energjike, mendje kreative, zemra të mëdha, do të vazhdojnë punën që ka nisur në PS, sidomos ata 15-16 veta që nderojmë sot dhe që i kanë shërbyer PS për 33 vjet, nga dita e parë e deri më sot. Unë besoj se në një familje mbi të gjitha vjen mirënjohja. Kush angazhohet në një skuadër të madhe, në një organizatë politike, në një familje si kjo e jona, angazhohet për të bërë gjëra përtej vetëm rrethit të ngushtë të familjes së vet, fisit të vet ose shtëpisë së vet”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se PS ka treguar në vijimësi se ka vullnetin dhe forcën për të sjellë transformimin në jetën e qytetarëve.

“Vetëm një parti politike, sidomos një parti politike si PS, ka treguar se është instrumenti që demokracia na ka dhënë në dorë për të ndryshuar realitetin, jo si metaforë, por realitetin fizik që shohim rreth e rrotull nesh, duke filluar nga ky stadium, nga ajo Piramidë, nga shkolla ‘Kosova’, nga shkolla ‘Bashkim Fino’. Sigurisht, ka ende shumë punë për të bërë. Dua t’iu kujtoj njerëzve se këto gjëra nuk i bën Zana e Malit, është një forcë që quhet PS, që bën shkollën Kosova, shkollën ‘Bashkim Fino’, Piramidën, Stadiumin, sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Shkollën e Baletit, Liceun. Pra, është një forcë politike, një grumbullim vullnetar njerëzish, idealistë, pasionantë, të aftë, energjikë, të mençur dhe që e duan këtë vend dhe që çdo ditë lënë nga një shenjë për ta bërë Shqipërinë dhe sidomos Tiranën tonë, edhe më të mirë”, theksoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Teksa shprehu besimin në përsëritjen e suksesit edhe në zgjedhjet e radhës parlamentare,

Drejtuesi Politik i PS u shpreh se sot fitorja për socialistët është më e lehtë, pasi kanë mundësi që të tregojnë realitete të transformuara.

“Shumë nga ata që do të nderojmë sot i kanë shërbyer kësaj partie kur nuk ishim në pushtet. Sot mund t’i injorosh ata që djegin goma dhe pështyjnë rrugëve sepse kemi besimin e njerëzve dhe kemi mundësi të tregojmë realitete të transformuara. Por atëherë ka qenë e vështirë; atëherë ti promovoheshe dhe bëje karrierë po të kishe rrëmbyer një socialist, po të kishe rrahur një socialist, po të kishe goditur një socialist. Nuk i kemi harruar ato ditë. Ndaj, edhe një respekt të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që në ditët më të vështira e mbajtën familjen tonë të fortë, bashkë, optimiste, për të mbërritur tek kjo ditë ku jemi fitimtarë dhe mund të ecim përpara”, u shpreh Veliaj.

/a.r

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!