AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ukraina dhe Deti i Zi/ Lufta e anijeve detare po përshkallëzohet, paralajmërimi i Erdoganit

by SHT Media
15/12/2025
in Botë
6
0
Ukraina dhe Deti i Zi/ Lufta e anijeve detare po përshkallëzohet, paralajmërimi i Erdoganit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një përshkallëzim i luftës, paralel me negociatat e paqes, po hap një përplasje detare pa kufij. Sulmet ndaj petroliereve dhe anijeve tregtare janë shtuar në ditët e fundit. Ukrainasit kanë kryer tre sulme.

Reagimi i Moskës goditi me një dron një anije turke të ankoruar në portin e Odesës, duke shkaktuar një zjarr katastrofik, dhe dëmtoi dy të tjera në një port tjetër të bregut ukrainas. Situata shqetëson veçanërisht Ankaranë. “Deti i Zi rrezikon të bëhet arena e një shkëmbimi llogarish, dhe kjo duhet shmangur patjetër”, paralajmëroi presidenti Erdogan. “Të parët që do të paguajnë pasojat do të jenë rusët dhe ukrainasit. Të gjithë duhet të gjejmë një zgjidhje që garanton sigurinë në Detin e Zi”.

Tre petroliere të “flotës së errët” që kontrabandojnë naftën ruse në shkelje të embargo-s janë goditur menjëherë pasi kaluan Bosforin. Të mërkurën, të paktën dy anije-bomba të kontrolluara nga distanca shpërthyen kundër Dashan, një anije 274 metra e gjatë me një zhvendosje mbi 160 mijë ton, që po shkonte në portin rus të Novorossiysk për të ngarkuar naftë.

Sulmet më të shquara u kryen në Detin e Kaspikut, të pasur me burime energjetike dhe të rëndësishëm për trafikun e mallrave mes Rusisë dhe Iranit. Të premten, dronët e Kievit sulmuan dy platforma nafte, Filanovsky dhe Korchagin, që pompojnë 160 mijë fuçi naftë në ditë.

Është hera e parë që sulmohen impiante nxjerrëse 1,500 km larg nga kufijtë. Në ditën pasuese, dronët goditën dy anije tregtare, Kompozitor Rakhmaninov dhe Askar-Sarydzha, të cilat, sipas inteligjencës ukrainase, përdoren për të transferuar komponentë të raketave balistike iraniane dhe janë sanksionuar nga SHBA-të.

Të gjitha këto operacione u koordinuan nga SBU, shërbimi sekret i brendshëm ukrainas, i cili si pjesa ushtarake GRU, ka njësitë sulmuese me dronë ajrorë dhe detarë. Agjentët deklaruan se sulmi ndaj dy anijeve u realizua me bashkëpunimin e një grupi rezistence të quajtur “Black Spark”, Shkëndija e Errët, që operon brenda Rusisë. Ky formacion misterioz, që nga fillimi i tetorit ka kryer atentate në qytete të ndryshme duke djegur ripetues telefonikë, antena satelitore, stacione energjie, naftëdërgues, makina të zyrtarëve të lartë dhe duke sabotuaar linja hekurudhore. Çdo herë ka shpërndarë video në rrjetet sociale me kërcënime. “Regjimi nuk do të ketë kurrë mjaft njerëz për të mbikëqyrur të gjitha objektivat e ndjeshme”. “Black Spark” pretendon se ka ndihmuar ukrainasit në bombardimin e disa rafinerive.

Operacioni kundër rafinerive, terminaleve të eksporteve të naftës dhe petroliereve po fillon të ndikoje seriozisht mbi ekonominë e Moskës. Që nga vera e kaluar janë goditur tetëdhjetë objekte dhe shpesh ka pasur sulme të përsëritura, duke shkatërruar sërish infrastrukturat e saporiparuara. Sipas medias amerikane The Atlantic, administrata Trump ka miratuar këto sulme dhe në disa raste inteligjenca amerikane ka dhënë informacion vendimtar për realizimin e tyre.

Nuk përjashtohet që edhe sulmi ndaj dy anijeve në Detin e Kaspikut të ketë qenë i mundësuar nga të dhënat e SHBA-ve, duke përdorur “Black Spark” vetëm si mbulesë. Ndalimi i bashkëpunimit ushtarak mes Moskës dhe Teheranit është një prioritet i Shtëpisë së Bardhë.

Që nga fundi i gushtit, Kremlini po reagon me shkatërrimin e rrjetit elektrik ukrainas, duke shkatërruar centrale, stacione shpërndarjeje dhe rezerva gazi. Një aktivitet sistematik që bën të pasigurt furnizimin me energji, tashmë i racionuar dhe me ndërprerje të papritura, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës. Në Kiev, të shtunën, një milion njerëz mbetën pa drita.

Për më tepër, Putini vetë dy javë më parë premtoi hakmarrje ndaj sulmeve ndaj petroliereve në Detin e Zi. Dronët shpërthyen një anije në deltën e Danubit, dhe më pas pati hakmarrjen e fundit ndaj tre anijeve. Të gjitha janë të pronarëve turq, të cilët deri tani vazhduan tregtinë me Ukrainën. Në këtë fazë të furishme, lufta duket se nuk njeh më kufij, gjë që shqetëson Erdoganin dhe rrit frikën për një “shkëmbim llogarish” në Detin e Zi.

Artikull i shkruar nga Gianluca di Feo, la Repubblica

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’
  • “Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.