• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO jep vendimin për tre anëtarët e grupit kriminal

10/07/2025
in Kronikë
Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO jep vendimin për tre anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesat e tre personave të akuzuar për trafik droge nëpërmjet lëkurëve të kafshëve nga Amerika Latine dhe la në fuqi masën “arrest me burg” ndaj tyre, pas kërkesave për ndryshimin nëpërmjet vlerësimit të kushteve.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Irena Gjoka, që pranoi kundërshtimet e SPAK-ut për kërkesat e të arrestuarve Baki Huqi, Aldi Zonja dhe Ismajl Abdurrahmani.

Tre të dyshuarit e kishin bërë kërkesën prej muajit prill të këtij viti, kurse GJKKO i bashkoi dhe dha një vendim, duke lënë në fuqi masën e vendosur prej 18 nëntorit të vitit të kaluar ndaj tyre dhe 7 të tjerëve po të arrestuar të grupit, mes të cilëve edhe 3 të huaj.

Më 28 dhjetor 2024, Apeli i GJKKO la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 10 anëtarët e grupit kriminal për trafikun e kokainë në lëkurën e kafshëve. Apeli nuk pranoi ankimin për një masë më të butë sigurie ndërsa mes të arrestuarve në operacionin e 15 nëntorit ishin dhe 3 të huaj, dy venezuelianë dhe një kolumbian që dyshohet se do të bënin ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive.

Grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili dispononte një laborator të përpunimit të kokainës në Qerekë të Krujës dhe 2 ambiente mbështetëse në Tiranë dhe Durrës u goditën nga SPAK në muajin nëntor 2024. Nga hetimet që zgjatën me muaj, sikurse edhe përgjimet, rezulton se ata përdornin një biznes për të kamufluar trafikim, nëpërmjet kompanisë “Alb Lëkurë”, e regjistruar në 27 tetor 2020 në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ky subjekt kreu një pagesë më 11 maj 2024, me vlerë 23 mijë dollarë tek një firmë me vendndodhje në Republikën Domenikane, periudhë që u porosit edhe një sasi prej 24 tonë lëkurë gjedhesh (me kripë).

Të arrestuarit nga SPAK: 

Shtetas shqiptar:

1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë

3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë

4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër

7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

8-Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

Vendimi i Gjykatës së Posaçme:

“Kërkuesi Baki Huqi me datë 08.04.2025, kërkuesi Ismajl Abdurrahmani me datë 15.04.2025 dhe kërkuesi Aldi Zonja me datë 11.04.2025, kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesat me objekt:

“Vlerësimi i kushteve të masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Depozitimi i informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme lidhur me kryerjen e veprimeve hetimore”.

Në seancën gjyqësore të datës 17.04.2025 kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238, 246 pika 6, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 215, datë 10.07.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Baki HUQI, i biri i A. dhe i M., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në ****, me shtetësi ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Ismajl ABDURRAHMANI, i biri K. dhe i F., i datëlindjes ****, lindur në ****, banues në ****, me gjendje gjyqësore ****, me gjendje familjare ****, me ****, me kombësi ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Aldi ZONJA, i biri i A. dhe i A., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në adresën: ****, me shtetësi ****, me arsim ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

4. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!