• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Sulmi me 15 viktima në Australi, Netanyahu fajëson kryeministrin Albanese: Antisemitizmi u lejua të përhapej

15/12/2025
in Botë
Sulmi me 15 viktima në Australi, Netanyahu fajëson kryeministrin Albanese: Antisemitizmi u lejua të përhapej

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur akuza të forta ndaj homologut të tij australian, Anthony Albanese, duke e fajësuar qeverinë australiane për dështim në frenimin e antisemitizmit, pas një sulmi të rëndë që tronditi zonën e Bondit në Sydney.

Netanyahu pretendoi se politika e qeverisë australiane, përfshirë qëndrimet mbi njohjen e një shteti palestinez, ka kontribuar në rritjen e urrejtjes ndaj hebrenjve. Ai tha se kishte paralajmëruar më herët Albanesen për pasojat e kësaj klime.

“Qeveria juaj nuk bëri asgjë për të ndaluar përhapjen e antisemitizmit. Ju e latë këtë sëmundje të përhapej dhe rezultati janë sulmet e tmerrshme ndaj hebrenjve që pamë,” thuhet në deklaratën e Netanyahut.

Kryeministri australian Anthony Albanese shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj akuzave të Netanyahut, duke bërë thirrje për unitet kombëtar.

“Ky është një moment që australianët të bashkohen. Ky është një moment për unitet kombëtar,” deklaroi ai.

Sulmi ndodhi në zonën e Bondit në Sydney, ku po zhvilloheshin aktivitete festive të komunitetit hebraik. Nga të shtënat me armë humbën jetë 15 persona dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta edhe nga liderë dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipërinë, të cilët dënuan dhunën dhe shprehën solidaritet me viktimat.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për pjesëmarrjen në Ferma VIP

    Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për pjesëmarrjen në Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbledhja e Grupit të PS, kryeministri Rama: Diskutuam mes të tjerash, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriza presidenciale në Kosovë, Konjufca dhe Kollçaku tërheqin kandidaturat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksident i frikshëm në Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KUSH PO E MËSON ELISA SPIROPALIN?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!