Drejtori i Policisë së Dibrës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje për të cilën janë arrestuar 2 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Operacioni i koduar “Bashkëfajësia” zgjati 1 javë dhe me anë të metodave speciale të hetimit u zbardh ngjarja.
Sipas policisë, vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për drogë mes viktimës dhe autorëve të dyshuar; atyre të arrestuar e 2 të tjerëve në kërkim.
“23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, dhe dyshohet se me 4 të sipërpëmendurit ka pasur mosmarrëveshje në fushën e narkotikëve”.

