• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Gjykata Ndërkombëtare Penale rrëzon Izraelin, hetimi për Gazën nuk ndalet

15/12/2025
in Botë
Gjykata Ndërkombëtare Penale rrëzon Izraelin, hetimi për Gazën nuk ndalet

Gjykatësit e Apelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) hodhën poshtë këtë të hënë, një nga sfidat ligjore të paraqitura nga Izraeli kundër hetimit mbi veprimet e tij gjatë luftës në Gaza.

Siç shkruan Reuters, në apel, gjykatësit refuzuan të përmbysin vendimin e një gjykate të nivelit më të ulët, sipas të cilit hetimi i prokurorisë për krime të dyshuara nën juridiksionin e saj mund të përfshijë ngjarjet pas sulmit vdekjeprurës ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas më 7 tetor 2023.

Vendimi nënkupton se hetimi vazhdon dhe urdhër-arrestet e lëshuara vitin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant mbeten në fuqi.

Sjellim ndërmend se Izraeli refuzon juridiksionin e gjykatës me seli në Hagë dhe mohon krimet e luftës në Gaza, ku ka zhvilluar një fushatë ushtarake që thotë se synon eliminimin e Hamasit pas sulmeve të 7 tetorit.

Fillimisht ICC kishte lëshuar një urdhër-arrest edhe për liderin e Hamasit, Ibrahim al-Masri, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por më vonë e tërhoqi pas raporteve të besueshme për vdekjen e tij.

Një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor, por lufta shkatërroi pjesën më të madhe të infrastrukturës së Gazës dhe kushtet e jetesës mbeten ende të rënda.

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gaza, të dhënat e të cilëve citohen shpesh nga Kombet e Bashkuara, rreth 67 mijë palestinezë janë vrarë nga Izraeli në Gaza.

Ky vendim fokusohet vetëm në një nga sfidat ligjore të Izraelit kundër hetimeve të ICC-së dhe urdhër-arresteve për zyrtarët e saj. Nuk ka një afat kohor se kur gjykata do të vendosë për sfidat e tjera ndaj juridiksionit të saj në këtë rast.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë

    “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri ndan lajmin e mirë në “Terminal”: Ja kur hapen fondet IPARD 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sezoni veror në rrezik, tre skenarët që mund të ndikojnë udhëtimet në mbarë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga dashuria te ndarja, Edisa rrëfen gjithçka: Fëmija që nuk erdhi na ndau

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin u shfaq e vetme në koncertin e Fifit, reagon Gimbo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!