• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Festa hebraike e kthyer në tragjedi, bota dënon sulmin: Jemi të tmerruar…

14/12/2025
in Botë
Festa hebraike e kthyer në tragjedi, bota dënon sulmin: Jemi të tmerruar…

Të paktën 12 njerëz janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë një feste hebraike në plazhin Bondi të Sudenyt.

Sulmi, i cilësuar si terrorist nga Australia, është dënuar nga e gjithë bota.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio:

“Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë. Lutemi për viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm, komunitetin hebre dhe popullin e Australisë”.

Keir Starmer, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar:

“Lajme thellësisht shqetësuese nga Australia. Ngushëllime për të gjithë ata që janë prekur nga sulmi i tmerrshëm në plazhin Bondi”.

Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit:

“Disa muaj më parë i shkrova letër kryeministrit të Australisë. I thashë se politikat e tyre po hedhin benzinë mbi zjarrin antisemitik. Kjo nxit urrejtjen ndaj hebrenjve që tani po përhapet në rrugët tuaja. Antisemitizmi është kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin, prandaj dobësia duhet të zëvendësohet me veprime. Kjo nuk kishte ndodhur në Australi, dhe sot ndodhi diçka e tmerrshme atje: vrasje me gjakftohtësi. Numri i të vrarëve, për fat të keq, rritet në çdo çast”.

Christopher Luxon, kryeministër i Zelandës së Re:

“Australia dhe Zelanda e Re janë më shumë se miq, ne jemi familje. Jam i tronditur nga skenat shqetësuese në Bondi, një vend që qytetarët e Zelandës së Re e vizitojnë çdo ditë”.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian:

“E tronditur nga sulmi tragjik në plazhin Bondi. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet dhe të dashurit e viktimave. Evropa qëndron përkrah Australisë dhe komuniteteve hebreje kudo. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes”.

Donald Tusk, kryeministër i Polonisë:

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave të sulmit të tmerrshëm terrorist në plazhin Bondi, Sidnej. Antisemitizmi, kudo që shfaqet, çon në akte kriminale. Sot, Polonia qëndron përkrah Australisë në këtë kohë zie”.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares:

“I tmerruar nga sulmi terrorist në Australi kundër komunitetit hebre. Shpreh solidaritetin tim me viktimat dhe të dashurit e tyre, me popullin dhe Qeverinë e Australisë. Urrejtja, antisemitizmi dhe dhuna nuk kanë vend në shoqëritë tona”.

Jonas Gahr Stoere, kryeministër i Norvegjisë:

“Jam i tronditur nga sulmi i tmerrshëm në plazhin Bondi Beach, Australi, gjatë një aktiviteti hebre për Hanukën. E dënoj këtë akt të neveritshëm terrori në termat më të fortë të mundshëm. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë prekur nga sulmi i sotëm tragjik”.

Ulf Kristersson, kryeministër i Suedisë:

“Jam i indinjuar nga sulmi në Sidnej kundër komunitetit hebre. Së bashku, duhet ta luftojmë përhapjen e antisemitizmit”/REL

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!