• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Donin të digjnin mbeturinat, por flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

15/07/2025
in Kronikë
Donin të digjnin mbeturinat, por flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën.

Bëhet fjalë për vatrat e zjarrit në fshatrat Drenovë, Suk 2 dhe Frakull e Madhe.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimeve për vatra zjarri në këto fshatra, shërbimet e komisariateve të Policisë Mallakastër dhe Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: E. V., 70 vjeç, banues në fshatin Drenovë; Xh. R., 59 vjeç, banues në fshatin Suk 2; R. Ç., 48 vjeçe, banuese në fshatin Frakull e Madhe.”- bën me dije Policia e Fierit.

Sipas hetuesve, dyshohet se tre qytetarët kanë ndezur zjarre në tokat e tyre për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur dhe sipërfaqe pyjore, si dhe sipërfaqe të mbjella me vreshta dhe pemë frutorë.

Kujtojmë se prej ditës së dielë, 13 korrik, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën pyjore të Drenovës në Mallakastër. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, ndërsa në terren ndodhen 30 trupa të ushtrisë, që janë angazhuar përkrah zjarrfikësve dhe forcave bashkiake në përpjekje për të izoluar flakët. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur, ndaj puna po vijon me mjete rrethanore, ndërsa pritet ndërhyrje edhe nga ajri.

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!