• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Disfata e 11 majit, Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë, duhet ta kthejmë gishtin nga vetja

10/07/2025
in Politikë
Disfata e 11 majit, Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë, duhet ta kthejmë gishtin nga vetja

Pas disfatës së thellë më 11 maj, aleati i Sali Berishës, Vangjel Dule, thotë se opozita duhet të kthejë gishtin nga vetja. Ndonëse i qëndron ‘tezës’ së opozitës së më 11 maj nuk pati zgjedhje, duke thënë se reagimet e ndërkombëtarëve dhe raportin paraprak të OSBE-ODIHR, në asnjë rast nuk e ka lexuar si certifikim.

“Opozita në çdo rast duhet ta kthejmë gishtin nga vetja, edhe në rast fitoreje duhet ta drejtonte gishtin nga vetja. Çdo politikan duhet ta bëjë, çdo formacion politik dhe në mënyrë të përditshme. Për vlerësimin tonë dhe e kam thënë në mënyrë të përsëritur, nuk ka pasur zgjedhje më 11 maj.

Nuk kam konstatuar certifikim të këtyre zgjedhjeve, nga asnjë deklaratë, nga asnjë autoritet unilateral apo multilateral ndërkombëtar. Përkundrazi, është hera e parë që në raport nuk kemi atë shprehjen e famshme që pavarësisht problematikave u shënuan hapa para. Është thembra e Akilit. Nuk janë zgjedhje, për rrjedhojë mos prisni dhe nuk duhet të presim që të na thonë se zgjedhjet ishin të papranueshme dhe duhen përsëritur”, tha Dule.

Por, dështimin e opozitës Dule e sheh edhe tek përçarja mes radhëve të tyre. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, kreu i PBDNJ tha se më 11 maj pësuan disfatë elektorale pasi njerëz nga opozita u blenë apo ranë viktima të ‘represionit’. Për Dulen, nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar, do të kishte sjellë përmbysjen e rezultatit.

“Është programi më i plotë ai i paraqitur nga opozita më 11 maj. Dështuam, sepse edhe njerëz nga radhët tanë u blenë, apo ranë viktima të presionit. Apo edhe fenomene të tjera, të cilat kanë të bëjnë me divergjenca brenda kampit opozitar. Imagjinoni për një moment nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar, se çfarë votë të shtuar do të kishte sjellë në rezultatin përfundimtar dhe ndoshta edhe përmbysje të rezultatit”, tha Dule.

Shkaktare për përçarjen e opozitës sheh edhe qeverinë Rama.

“Është investuar qeveria në përçarjen e opozitës. Mos harroni se kreu i opozitës ka qenë për njëmbëdhjetë muaj. I privuar nga ushtrimi i të drejtave të drejtimit të opozitës, kryetari i forcës së dytë opozitare të koalicionit është ende i paraburgosur”, vijoi Dule.

Ndërsa Sali Berisha është përpjekur prej gati tre muajsh të faktojë ‘farsën’ e 11 majit me deklarata nga selia blu, Dule thotë se protestat duhet të ishin pandalshme.

“Është çështje e shoqërisë sonë, e zgjedhësve tanë, që të reagojnë. Në çdo vend tjetër, pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme. Por çfarë po ndodh? Ne kemi fenomene të tjera sociale që kanë ndodhur në vendin tonë. Qytetari im ndihet i mundur. Shoqëria jonë ndihet e mundur nga partia shtet. Këtu është përgjegjësia e opozitës”, thekson Dule.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!