• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! Gjoba deri në 100 mijë lekë për ata që rrezikuan pushuesit

13/07/2025
in Kronikë
Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! Gjoba deri në 100 mijë lekë për ata që rrezikuan pushuesit

Jo vetëm lirim të hapësirave publike, por dhe siguri detare. Bllokohen 36 mjete lundruese, shpëtohen 18 persona

Përveçse aksioneve për lirimin e hapësirave publike, autoritetet janë në ndjekje të sigurisë detare në vend.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se janë bllokuar të paktën 36 mjete lundruese, nga Ksamili në Koman, ashtu sikurse janë shpëtuar nga mbytja 18 persona, shqiptarë e të huaj.

Nga mjetet e bllokuara, 24 janë jet ski, pesë skafe, katër gomone, si dhe tre varka metalike me motor uji të instaluar.

Të paktën 13 mjete lundruese u konstatuan brenda perimetrit të sigurisë, gjë që rrezikon jetën e të gjithë pushuese. Drejtuesit e këtyre mjeteve u gjobitën me 1 milionë lekë të vjetra secili.

Rastet e shpëtimit të jetës, janë regjistruar përgjatë gjithë vendit, që nga Velipoja deri në Ksamil. Ata ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta, apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

“36 mjete lundruese të bllokuara, nga Ksamili në Koman. 18 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) u shpëtuan në det, përmes ndërhyrjes së Policisë Kufitare.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, ka intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, në zonat liqenore dhe lumore, me fokus në garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese.

Gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për Shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar. 13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste për t’u ardhur në ndihmë 18 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë,, të lundrojë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë, në numrin pa pagesë 112 duke u garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi“, njofton policia.

Më të lexuarat

  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!