• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Akuzohej nga SPAK për fshehje të pasurisë, GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

07/07/2025
in Kronikë
Akuzohej nga SPAK për fshehje të pasurisë, GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë.

Vendimi është dhënë ditën e sotme, pas shqyrtimit të çështjes nga GJKKO.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 të K.Penal”.

Procesi u bë me procedurë të zakonshme, teksa ish-magjistrati pretendonte pafajësinë, kurse vendimi u dha nga gjyqtarja Rudina Palloj.

SPAK kishte paraqitur çështjen për gjykim pranë GJKKO-së, duke kërkuar dënimin e Selimit me pretendimin se “kishte shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë dhe interesave private”.

Sipas vendimit të gjykatës, “fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë”, duke rrëzuar kështu akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Më 5 dhjetor 2022, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka marrë të pandehur ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimin.

Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të provave për lidhje me elementë të krimit të organizuar në Fier, duke e konsideruar ish-gjyqtarin si të papërshtatshëm për vijim e ushtrimit të funksionit. Pas vendimit të KPK,  SPAK nisi hetimet dhe sekuestroi pasurinë e Selimit, trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!