AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

‘Rrugorja’ bën bilancin: Mbi 26 mijë gjoba në një javë në të gjithë vendin

by SHT Media
09/06/2024
in Kronikë
6
0
‘Rrugorja’ bën bilancin: Mbi 26 mijë gjoba në një javë në të gjithë vendin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur dhe nga shtimi i fluksit të automjeteve, Drejtoria e Policisë Rrugore ka shtuar masat në të gjithë vendin, duke rritur monitorimin me mjete inteligjente, të lëvizjes së automjeteve të pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, si dhe duke shtuar patrullat e lëvizshme përgjatë këtyre akseve, për bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, që janë të planizuara në zonat bregdetare.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat dhe së fundi edhe teleskopët, për të evidentuar përdoruesit e celularit, gjatë drejtimit të automjeteve:

-janë pezulluar 121 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 31 drejtues mjetesh, nga këta 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 26 841 masa administrative, nga këto:

* 7632 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit;

* 1356 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

* 1468 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

* 1846 për parakalime të gabuara;

* 857 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

* 435 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

* 248 për drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit;

* 10711 për parkim të gabuar;

* 2288 për shkelje të ndryshme.

Edhe gjatë javës së ardhshme, shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë intesivisht monitorimet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike bashkëkohore që kanë në dispozicion, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.