AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

E punësoi, vrau dhe e hodhi në rrugë lakuriq! Detaje nga ekzekutimi makabër i Eraldo Nevruzit

by SHT Media
07/06/2024
in Kronikë
6
0
E punësoi, vrau dhe e hodhi në rrugë lakuriq! Detaje nga ekzekutimi makabër i Eraldo Nevruzit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të tjera të rënda dalin në dritë për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi orët e para të së enjtes në Dhërmi. Burime nga policia e Vlorës për Klan News bëjnë me dije se Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit. Sipas këtyre burimeve, përgjatë mbrëmjes të 43-vjeçari e ka marrë veçmas viktimën në një prej dhomave ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikonte edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Aty e ekzekutoi për vdekjen e më pas me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve, Daniel Qose dhe David Larti u vu në zbatim plani për zhdukjen e trupit të tij. Të 3 së bashku, e zhveshën, i morën sendet personale, rrobat, dokumentet e identifikimit dhe i dogjën te furra e picerisë.

Trupin e mbështollën me plastmas, e futën në makinën Audi A8 të 43-vjeçarit dhe më pas ky i fundit u largua nga hoteli. Ndalesën e radhës e bëri në shtëpinë e tij. Atje u ndërrua, mori pasaportën dhe paratë e nevojshme për t’u larguar nga vendi. Hipi sërish në makinë, ndërsa trupin e Eraldos e kishte ende me vete. Referuar kamerave të sigurisë në rrugë dhe biznese, diku përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, autori i dyshuar bëri një ndalesë më makinë. Pikërisht në këtë moment dyshohet se hodhi dhe kufomën.

Makina e autorit të dyshuar Gerald Shehu
Makina e autorit të dyshuar Gerald Shehu

Nga vrasja te arratisja

Vrasja e 31-vjeçarit ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa autori i dyshuar është nisur për Greqi në orën 05:00 të mëngjesit. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë. Kur mbërriti në këtë qytet, makinën e fshehu në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4. Nga aty mori një taksi deri në Qafë Botë. Edhe pas kalimit të kufirit, për të udhëtuar drejt Igumenicës, Shehu udhëtoi sërish me taksi. E nga Igumenica mori tragetin për në Korfuz, aty ku planifikonte të merrte avionin për në Angli.

Të gjitha këto detaje në fakt flasin për një vrasje të paramenduar dhe është pikërisht akuza që ka ngritur edhe prokuroria e Vlorës.

Megjithatë plani i 43-vjeçarit për t’u arratisur drejt Anglisë dështoi falë bashkëpunimit në kohë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Kjo bëri që Gerald Shehu të arrestohej gjatë orëve të pasdites të së enjtes në aeroportin e Korfuzit. Aktualisht ai ndodhet i arrestuar pikërisht në ishullin fqinj ndërsa autoritetet shqiptare plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për përshpejtimin e ekstradimit të tij.
Hoteli në Dhërmi ku ndodhi ngjarja
Hoteli në Dhërmi ku ndodhi ngjarja

Motivi i vrasjes ende mister

Ndërkohë, po sipas burimeve të Klan News, autori me viktimën konfirmohet se kanë patur njohje në Angli. Dyshimet janë se konflikti mund të ketë nisur pikërisht gjatë asaj kohe. Si Gerald Shehu, ashtu sikurse dy bashkëpunëtorët e tij mësohet se kishin rreth 5 vjet që punonin në “Greccia”, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

Ende janë të paqarta shkaqet e këtij krimi. Shehu ishte bashkëpronar i hotelit në fjalë bashkë me vjehrrën e tij. Eraldon mësohet se e kishte punësuar si recepsionist para pak ditësh.

Trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit

Gjetja e trupit

I mbështjellë me qese të zezë, trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, u gjet këtë të premte në zonën e njohur si “Përroi i Gjipesë”, mes Dhërmiut dhe Vunoit. 31-vjeçari u gjet buzë rrugës, me shenja dhune në trup. Në mesin e sendeve që u gjetën po në këtë vend ishin edhe doreza të gjakosura, qese plastike e njolla të dukshme gjaku përtokë.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.