• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

OSBE: Gjykatat shqiptare, arritje në çështjet KOK. Transparenca dhe zvarritjet mbeten problem

05/06/2024
in Kronikë
OSBE: Gjykatat shqiptare, arritje në çështjet KOK. Transparenca dhe zvarritjet mbeten problem

Shqipëria po adreson me sukses shumë nga problematikat e vëna re në proceset gjyqësore në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), me ndihmën edhe të Bashkimit Europian, publikoi të mërkurën rezultatet e Raportit Monitorues për Gjykatat e Ballkanit Perëndimor.

Në rastin e Shqipërisë, raporti zbulon se një sërë institucionesh të krijuara vitet e fundit, siç janë Prokuroria dhe Gjykatat e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kanë rritur cilësinë e hetimeve. Për këtë ka kontribuar edhe shtimi i personelit të hetuesve dhe ekspertëve financiarë.

“Pavarësisht sfidave, ka rritje të konsiderueshme të hetimeve në çështjet KOK të profilit të lartë, përfshirë çështjet e pastrimit të parave, duke treguar angazhimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të luftuar çështjet KOK,” thuhet në pjesën për Shqipërinë.

Rekomandimet e Raportit

Raporti rekomandon disa ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe ndër kryesoret është pezullimi i afatit të paraburgimeve, për ta sjellë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.

“i. Në kuadrin afatshkurtër, Gjykata e Lartë duhet të nxjerrë një vendim unifikues që harmonizon praktikën dhe siguron pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare të procesit të rregullt ligjor.

ii. Në kuadrin afatgjatë, Kuvendi duhet të miratojë ndryshime në nenin 265 të Kodit të Procedurës Penale (KPP) për të shmangur paqartësitë ligjore në lidhje me pezullimin e afateve të paraburgimit për të bashkëpandehurit,” theksojnë raportuesit.

Një rekomandim jepet edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që duhet të përmirësojë transparencën ndaj publikut apo medies në një kohë më të shpejtë.

“Projekti ka vërejtur si problematikë mosinformimin nga ana e gjykatave, të publikut dhe medies rreth aktivitetit të GJKKO-ve në lidhje me publikimin e vendimeve, komunikimin me medien dhe dhënien e informacioneve të tjera të rëndësishme në çështje me interes publik,” thuhet në raport.

Për të rritur efikasitetin, Raporti i OSBE-së sugjeron autoritetet shqiptare të ndryshojnë metodikën e kategorizimit sipas rëndësisë të çështjeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Për shembull, si çështje korrupsioni identifikohen ato që përfshijnë krime të veçanta (si ryshfeti ose shpërdorimi i detyrës); si çështjet korrupsioni të nivelit të lartë identifikohen ato që janë në kompetencën lëndore të prokurorive të posaçme ose gjykatave të posaçme që merren me një grup më të ngushtë veprash korrupsioni. Megjithatë, kjo nuk është e besueshme për qëllime statistikore dhe nuk shërben si bazë për politikëbërjen,” veçon Raporti.

Zvarritja e gjyqeve dhe zgjidhja përmes gjobave

Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore në çështjet KOK të nivelit të lartë dhe të mesëm shihet si një problem sistematik në Raport, për “shkak të mungesës së menaxhimit efektiv të çështjeve gjyqësore”. Gjithashtu për adresimin e këtij problemi, duke qenë se Projekti ka konstatuar si një ndër shkaqet e zvarritjes edhe mungesën e avokatëve, OSBE rekomandon që “të rritet pragu minimal i gjobave të zbatueshme për avokatët si masë ndëshkuese ndaj mungesës së pajustifikuar, siç parashikohet në nenin 350 (4) të KPP-së.”

Megjithëse neni 350 (4) i KPP-së i jep trupit gjykues mundësinë për t’i vendosur gjobë (nga 5.000 lekë (50 euro) në 100.000 lekë (1.000 euro) avokatit në fjalë nëse ai nuk paraqitet në seancë dhe nuk ka pengesa të arsyeshme, Projekti vëzhgoi se shumica e sanksioneve ishin më pranë pragut minimal të zbatueshëm (5.000 lekë ose afërsisht 50 euro).

“Gjatë konsultimeve me ekipin e projektit, gjyqtarët propozuan llogaritjen e masës së gjobave në bazë të një shumëfishimi të pagës minimale në fuqi, për të shmangur përditësimin e vazhdueshëm të dispozitave ligjore të zbatueshme,” thekson Raporti. /OSBE 1, 2

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!