• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

A po përçahet Europa? Zgjedhjet mbahen mes sfidave e rritjes së të djathtës

05/06/2024
in Botë
A po përçahet Europa? Zgjedhjet mbahen mes sfidave e rritjes së të djathtës

Bota është në një  vend krejt të ndryshëm nga koha kur zgjedhjet parlamentare europiane u mbajtën për herë të fundit në vitin 2019. Një pandemi globale, dy luftëra të mëdha përfshirë një në Europë, dhe rritja e çmimit të energjisë që pasoi. Fermerët e frustruar nga importet e lira qe vijnë përtej bllokut. Një krizë klimatike në përkeqësim me aktivistët që po sulmojnë xhevahiret e turizmit, nga Parisi në Venecia dhe kriza e kostove të jetesës! Janë të gjitha problematika me të cilat po përballen 373 milion votuesit europianë. Këto zgjedhe janë të dytat më të mëdhatë në botë pas atyre në Indi, duke lënë pas ato amerikane që mbahen më vonë gjatë vitit.  Mes 6 dhe 9 qershorit, qytetarët e 27 vendeve europiane do të zgjedhin 720 ligjvënësit që pritet t’i japin formë një Europë të ndarë përgjatë 5 viteve të ardhshme.

“Zgjedhjet europiane janë të rëndësishme, pasi në ditët e sotme shumë prej vendimeve strategjike merren në nivel europian. Për këtë arsye zgjedhje e parlamentit europian është kaq e rëndësishme”, tha Lorenzo De Sio Profesor i Shkencave politike.

Krijimi i një parlamenti funksional kur Europa po bën një kthesë të vështirë nga e djathta nuk do të jetë e lehtë. Detyra e parë e vështirë do të jetë zgjedhja e presidentit të Komisionit Europian, teksa shefja aktuale, Ursula Von Der Leyen prin në shumicën e sondazheve. Në mënyrë që të zgjidhet partia e saj popullore e qendrës së djathtë duhet të mbetet forcë kryesore në Parlamentin Europian, e më pas të sigurojë mbështetjen e shumicës së cilësuar të liderëve europianë para se të marrë dritën jeshile ngatë paktën 361 anëtarë të parlamentit.

Von der leyen do të duhet të punojë për të pasur votat e partive gjithnjë e më popullore të ekstremit të djathtë të Georgia Melonit dhe Marine Le Pen. Një e djathtë ekstreme me më shumë anëtarë në parlamentin e ri, do të ndikonte gjerësisht tek mënyra se si Europa trajton prioritetet politike; si për shembull se si e ndan barrën e emigracionit të paligjshëm, çfarë zgjedh të bëjë me inteligjencën artificiale dhe si i përshtat gjigandët e teknologjisë kundër një kine dhe Amerike gjithmonë e më konkurruese.

Bashkimi Europian do të ketë nevojë që parlamenti të përcaktojë një rrugë të qartë. Por me vështirësive të balancimit të nevojave të votuesve me qëllimet partive të ndryshme, aprovimi i legjislacionit në parlamentin e fragmentarizuar do të jetë i ndërlikuar. Gjërat në lojë për Europën dhe jo vetëm, nuk mund të ishin më të larta…

/a.r

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!