AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Hendeku gjinor/ Linda Rama: Dhuna online është shfaqur në jetën tonë si një e përditshme

by SHT Media
05/06/2024
in Politikë
6
0
Hendeku gjinor/ Linda Rama: Dhuna online është shfaqur në jetën tonë si një e përditshme
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është duke u zhvilluar takimi i Rrjetit Parlamentar “Gratë të Lira nga Dhuna” dhe i Komisionit për Barazi dhe Mos-Diskriminim i Këshillit të Europës, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me AP të KiE.

E pranishme në këtë aktivitet është edhe bashkëshortja e kryeministrit të vendit, Linda Rama, e cila në nisje të fjalës së saj ka bërë një krahasim mes situatës në Shqipëri shumë vite më parë dhe asaj të sotme përsa i përket hendekut gjinor.

Gjatë fjalës së saj, Linda Rama ka ndarë shqetësimin që vjen nga përdorimi i rrjeteve sociale dhe gjuhës së urrejtjes me bazë gjinore: Një dhunë tjetër, dhuna online është shfaqur në jetën tonë si një e përditshme që shtrin zotërimet e saj në territore të reja brenda nesh, mes nesh, duke krijuar rrathë të rinj, të cilët po aq sa i shumfishojnë, aq dhe e ngushtojnë hapësirën e lirisë së njeriut që praktikisht nuk mbaron më aty ku fillon liria e tjetrit.

Linda Rama: Sot realiteti është i pakrahasueshëm. Shoqëria civile ja doli të nxisë me qëndrueshmërinë e saj një rritje të dëgjueshmërisë mbi atë anë vulnerabël brenda vorbullës ku kaloi ajo pjesë e tranzicionit. Ajo masë aktive krijoi cilësi me pak sasi duke ndikuar axhendën ligjore në dobi të gruas dhe jetësimin e modeleve të para të shërbimeve për vajza dhe për gratë në nevojë.

Shteti filloi të krijojë një kornizë të qëndrueshme ligjore në mbështetje të grave dhe vajzave duke krijuar dhe permisën e integrimit gjinor për t’u bërë këmbëngulës në objektivat me natyrë gjinore. Mbi të gjitha janë vetë gratë që ja dolën që të bëjnë një realitet të jashtëzakonshëm kontribues dhe një gjenerator emancipimi.

Më lejoni të dal tek shqetësimi: Në rrugëtimin e nisur në vitet ’90, ne e dinim kush ishin dhunuesit, shantazhuesit, pësuam, mësuam dhe u fuqizuam në përballjen me to, si ne dhe shteti. Kjo mbetet përballë një kërcënimi të ri që në momentin që në jetën tonë u shfaq Facebook, Youtube dhe më tej TikTok, një botë në një korsi paralele me botën përballë tyre, ku mua më duket se kjo botë nuk ndahet më në një botë me vende të zhvilluara dhe në zhviullim.

Dhuna në familje vijon të jetë një plagë për shumë vajza dhe gra në një shoqëri që jeton ende në kornizat e steriotipeve të së kaluarës dhe problematikave sociale dhe ekomonike, një dhunë tjetër, dhuna online është shfaqur në jetën tonë si një e përditshme që shtrin zotërimet e saj në territore të reja brenda nesh, mes nesh, duke krijuar rrathë të rinj, të cilët po aq sa i shumfishojnë, aq dhe e ngushtojnë hapësirën e lirisë së njeriut që praktikisht nuk mbaron më aty ku fillon liria e tjetrit.

Më së shumti në shënjestër të gjuhës së urrejtjes është gjinia. Gjuha e urrejtjes kryesisht buron nga vetë media, gazetarë dhe analistë, por nga raste sporadike edhe nga politikanë, artistë, intelektualë, pedagogë, persona të famshëm dhe me ndikim në publik që bëjnë gjyqin ndaj të tjerëve, duke drejtuar gishtin nga ata, por kurrë nga vetja, pa u kundërshtuar nga intervistuesit.

Më duket se çdo ditë që kalon, unë si nënë jam më e paaftë për të mbrojtur djalin tim 10-vjeçar nga rreziku që kërcënon përditë fëmijët, vajzat dhe gratë. Ne me siguri nuk do të gjejmë dot përgjigjen që na qetëson. Ne jemi mbledhur me dëshirën për të ndarë frikërat, është një ushqim për shpresën se përgjigja do të gjendet, madje shpejt.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.