AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Anëtari i kryesisë së PD: Ata që ikën te Berisha menduan se do bëheshin lidera. Partitë e reja duan ta ‘ngasin autobusin horizontalisht’

by SHT Media
03/06/2024
in Politikë
6
0
“Vdiq baba, shyqyr që lëshoi krevatin”, ironia e anëtarit të KK të Rithemelimit me bashkimin në mungesë të Berishës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti dhe pedagogu Namir Lapardhaja komentoi në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv zhvillimet më të fundit politike, teksa pak nga pak po ndizen motorët për fushatën elektorale në zgjedhjet e 2025.

Fokusi së fundmi ka rënë tek propozimi i PS dhe mazhorancës për një komision bipartizan parlamentar që do të luftojë korrupsionin. Laparadhaja shprehet për Nertil Agalliun se e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin është mbështetja e SPAK dhe GJKKO pa kushte, të cilën PS po refuzon ta bëjë.

‘PD zyrtare ka shprehur skepticizmin ndaj këtij komisioni dhe synimeve të Ramës dhe PS. Por shpreh mbështetjen e saj për SPAK me amendamente. Nga njëra anë Edi Rama dhe PS ngrejnë komisione antikorrupsion nga ana tjetër nuk marrin në konsideratë propozimet e PD. Ka një paradoks, mosbesimi nga palët. Kemi një qeverisje që po përballet me denoncime dhe afera ndërkohë kemi një kryeministër që nuk mban përgjegjësi por në mënyrë hipokrite tenton të ndërtojë komisionet që në fakt nuk e përmirësojnë qeverisjen. Nëse kemi vullnet të luftojmë korrupsion është të mbështesim SPAK dhe GJKKO pa kushte.’

Sakaq, ai shton se qeverisja qelbet nga korrupsioni dhe nuk mund të pritet ta luftojnë atë.

‘Opozita ka bërë gabime në të kaluarën por në këtë rast nuk është transparent. PD janë skeptikë dhe dyshues ndaj qëllimeve të mazhorancës dhe PS dhe asaj që Rama kërkon përmes këtij komisioni. Nuk është askush kundër luftës ndaj korrupsionit,. Por në këtë moment kur qeveria është në luftë të madhe. Peshku qelbet nga koka, nuk mund të ketë qeverisje të korruptuar dhe qeverisje të ndershme. Nuk është një mazhorancë në luftë me drejtësinë dhe të luftojë korrupsionin. Ky është problemi. Bojkoti nuk është zgjidhje, por është përballja dhe përplasja e ideve. Nuk ka vullnet as nga mazhoranca për të pasur gjithpërfshirës janë ndërkombëtarët që kanë kritikuar qeverinë dhe mazhorancën kanë kërkuar përfshirje të spektrit politik parlamentar.’

Sa  i përket premtimeve të PD-së gjatë prezantimit të programit të shtunën, për 20 mijë euro për çdo familje që lind fëmijën e tretë, Lapardhaja shprehet se paratë nuk mungojnë por keqmenaxhohen duke u vjedhur nga qeveritë.

‘Problemi i madh është se politika i vjedh fondet. Koncesionet dhe tenderat kanë treguar se vetëm një mirë-menaxhim i miliona eurove mund të jepte zgjidhje për bujqësie dhe familjet e reja. Nuk ka asgjë që nuk mund të realizohet nëse ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe për të aderuar të ardhurat për familjen shqiptare. Opozitat bëjnë premtime, mbetet për tu parë sa do realizohen. Edhe ky premtim është 100% i realizueshëm nëse ka vullnet për të luftuar korrupsionin dhe adresim të prioriteteve.’

Ndëkohë, në lidhje me intervistën e Ramës mbrëmjen e djeshme në Rai 3, analisti thotë se kryeministri ishte i qetë pasi asnjëherë nuk mban përgjegjësi.

‘Edi Rama është gjithnjë i qetë se nuk mban përgjegjësi për asgjë. Edi Rama është lehtësisht i qetë sa kohë SPAK nuk ngre akuzë në bazë të indicieve të atyre, jo mediave, kemi një protagonist si Arben Ahmetaj që ka qenë nr.2. nuk thuhet se sa herë një bashkëpunëtor kapet në gabim të justifikohesh se nuk ka faj kryeministri. E njëjtja gjë ka ndodhur me Tahirin, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. E veçanta është ajo që tha Ahmetaj se Rama ka pritur në zyrën e tij personazhe të botës së krimit, që kanë përfituar tendera.’

Së fundmi ai dha edhe një koment për partitë e reja që janë krijuar si dhe për deputetët që kaluan në anën e Berishës.

‘Ata që ikin te Berisha menduan se do kishin të ardhme dhe do bëheshin lider atje. E kanë antropologjike duan ta ngasin autobusin në mënyrë horizontale. Edhe këta që krijojnë parti politike kështu më duken. Këto lëvizje të reja nuk kanë sjellë asgjë të re por kanë shumëfishuar problemet e politikës së vjetër.’/m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.