• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Delcy Rodríguez, “zonja e naftës” në Venezuelë që duhet të negociojë me Uashingtonin

04/01/2026
in Botë
Delcy Rodríguez, “zonja e naftës” në Venezuelë që duhet të negociojë me Uashingtonin

Në qendër të ngjarjeve të fundit në Venezuelë gjendet një grua dhe pavarësisht pritshmërive, nuk bëhet fjalë për fituesen e çmimit Nobel, María Corina Machado, shkruan La Repubblica. Në natën më të trazuar të historisë së vendit, Gjykata Supreme e Venezuelës në Caracas vendosi në bazë të artikujve 233 dhe 234 të kushtetutës që zëvendëspresidentja të bëhet presidente e përkohshme dhe të udhëheqë tranzicionin. Ajo quhet Delcy Rodríguez.

“Bekimi” i Trump

Më shumë sesa vendimi i gjykatës, ajo që e vendosi atë në qendër të vëmendjes botërore ishin disa fjalë të Donald Trump gjatë së shtunës që me një fjali të vetme ‘varrosi’ Machado politikisht. “Machado nuk ka respekt apo mbështetje të mjaftueshme për të udhëhequr vendin në këtë moment. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi gjatë me zv/presidenten Rodríguez që u tregua e gatshme. Besoj se nuk kishte zgjidhje tjetër.”

56 vjeçe, vajza e një udhëheqësi marksist të vrarë në burg, ajo u rrit në një mjedis të dominuar nga burrat dhe ia doli të spikaste përmes aftësisë që të përfshihej në biseda me elitën e ekonomisë dhe aktorët e huaj.

Nga studimet te nafta

Rodríguez është nga Caracas dhe studioi për juridik në Universitetin Qendror të Venezuelës. Për mëse 20 vjet, ajo ka qenë një ndër figurat udhëheqëse të Çavizmit. Në kulmin e pushtetit, ka formuar prej kohësh një bashkëpunim të ngushtë me vëllanë e saj, Jorge Rodríguez, president i tanishëm i Asamblesë Kombëtare. Ajo ka shërbyer si ministre e Komunikimit dhe Informacionit gjatë 2013 -2014 dhe më vonë u bë ministre e Jashtme gjatë 2014-2017.

Si kreu i diplomacisë, Rodríguez përfaqësoi Venezuelën në OKB duke ngritur gjithnjë pankartën e kundër-imperializmit. Në 2017 u bë presidente e Asamblesë Kombëtare Kushtetuee. Në 2018, në fillim të mandatit të tij të dytë, Maduro e caktoi si zv/presidente. Rodríguez e mbajti postin edhe gjatë mandatit të tij të tretë që nisi më 10 janar të vitit të shkuar pas zgjedhjeve të kundërshtueshme të 28 korrikut 2024. Gjatë arrestimit të presidentit, ajo mbajti rolin kryesor të autoritetit ekonomik dhe si ministre e naftës.

Funksioni i saj i fundit e vendosi në një pozitë të privilegjuar për negociata. Fakti se pas deklaratës së Trump ajo doli në media e shoqëruar nga vëllai dhe besnikët, Diosdado Cabello dhe Vladimir López Padrino për të rikonfirmuar besnikërinë ndaj Maduro nuk tregon, sipas disa analistëve, refuzim për t’u përfshirë në dialog. “Orët në vijim do të jenë kritike për të përcaktuar nëse zv/presidentja ose anëtarë të tjerë të lëvizjes çaviste do të qëndrojnë në pushtet në marrëveshje me Uashingtonin dhe nëse ka përçarje brenda regjimit”, thotë Renata Segura, drejtoreshë e programit të Amerikës Latine dhe Karaibeve në Grupin e Krizës Ndërkombëtare.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!