• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

19/12/2025
in Botë
BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh (rreth 79 miliardë paund ose 105 miliardë dollarë), pasi liderët evropianë nuk arritën konsensus për përdorimin e aseteve ruse të ngrira. Vendimi u mor pas më shumë se një dite negociatash intensive në samitin e mbajtur në Bruksel.

Marrëveshja synon të mbulojë nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e shpalli vendimin përmes rrjetit social X. “Ne u angazhuam dhe e realizuam”, shkroi ai. Huaja do të garantohet nga buxheti i përbashkët i BE-së, përmes huamarrjes në tregje, dhe jo duke konfiskuar apo përdorur drejtpërdrejt fondet ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte këmbëngulur që BE-ja të përdorte rreth 200 miliardë euro asete ruse të ngrira, shumica e të cilave ndodhen në Belgjikë. Megjithatë, Belgjika kërkoi garanci të forta për ndarjen e përgjegjësisë ligjore dhe financiare në rast pasojash, kërkesë që u konsiderua e papranueshme nga disa vende të tjera anëtare.

Në një zhvillim paralel, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se do të ishte e dobishme që Evropa të riangazhohej në dialog me presidentin rus Vladimir Putin. “Është në interesin tonë, si evropianë dhe si ukrainas, të gjejmë kornizën e duhur për ta rifilluar këtë diskutim,” tha Macron, duke shtuar se një hap i tillë mund të ndodhë në javët në vijim.

Kryeministri belg Bart De Uever theksoi se vendimi për huanë shmangu kaosin dhe përçarjen brenda BE-së. “Ne qëndruam të bashkuar”, u shpreh ai herët të premten. Sipas autoriteteve ukrainase, vendi rrezikon të mbetet pa fonde në muajt e ardhshëm. Zelensky paralajmëroi se pa një injeksion financiar deri në pranverë, Ukraina do të detyrohej të ulë prodhimin e dronëve.

Vlerësimet e BE-së tregojnë se Ukraina ka nevojë për 135 miliardë euro shtesë për të mbajtur funksionimin e shtetit gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa kriza e likuiditetit pritet të nisë që në prill. Kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili kishte mbështetur planin për përdorimin e aseteve ruse, tha se vendimi final për huanë dërgon një sinjal të qartë drejt Moskës.

Rusia kishte paralajmëruar BE-në që të mos prekte fondet e saj, por kryeministri polak Donald Tusk theksoi se Evropa duhet të “ngrihet në lartësinë e momentit”. Marrëveshja i ofron Kievit një linjë jetike mbështetjeje, në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare është intensifikuar, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po shtyn për një marrëveshje të shpejtë që t’i japë fund luftës.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, zyrtarë amerikanë dhe rusë pritet të takohen këtë fundjavë në Miami për bisedime të mëtejshme mbi një plan paqeje. Mendohet se i dërguari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, do të takohet me emisarët e Trumpit, Steve Uitkoff dhe Jared Kushner.

Ndërkohë, Zelensky njoftoi se delegacione ukrainase dhe amerikane do të zhvillojnë bisedime të reja të premten dhe të shtunën në SHBA. Ai theksoi se kërkon nga Uashingtoni qartësi mbi garancitë e sigurisë, për të parandaluar një agresion të mundshëm të ardhshëm nga Rusia.

Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, Ukraina është mbështetur fuqishëm në ndihmën financiare dhe ushtarake të BE-së, SHBA-së dhe aleatëve të tjerë perëndimorë. Debati mbi asetet ruse të ngrira ka qenë i vazhdueshëm, për shkak të rreziqeve ligjore. Vendimi i fundit i BE-së për të financuar Ukrainën përmes huamarrjes synon të ruajë unitetin e bllokut europian, ndërsa garanton vazhdimësinë e mbështetjes për Kievin në një moment kritik të luftës. /BBC/

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!