AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Nuk mund të rrimë duarkryq teksa bota riorganizohet!”/ Kancelari Merz bën thirrje për ngrirjen e aseteve ruse

by SHT Media
17/12/2025
in Botë
6
0
“Nuk mund të rrimë duarkryq teksa bota riorganizohet!”/ Kancelari Merz bën thirrje për ngrirjen e aseteve ruse
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fjalimin që mbajti në Bundestagun gjerman lidhur me vitin 2025 Kancelari Friedrich Merz vështirë se kishte ndonjë lajm vërtet të mirë: gjeopolitikisht ka trazira të thella, deklaroi kreu i qeverisë. Marrëdhënia e Gjermanisë me SHBA-në ka ndryshuar rrënjësisht. Në Ukrainë vazhdon lufta e paligjshme agresore e Rusisë. Luftërat tregtare e rëndojnë ekonominë gjermane, e cila për shkak të “mosmarrjes së masave në të kaluarën” po has në vështirësi serioze edhe brenda vendit.

Pra të gjitha lajme të këqija. Shumë garanci dhe gjëra që konsideroheshin të sigurta nuk vlejnë më as në Gjermani. Kancelari Merz foli për një moment kthese dhe tha se rendi botëror që po zëvendësohet nga çrregullimi. Gjermania duhet t’u përgjigjet në mënyrë aktive të gjitha këtyre sfidave, tha Kancelari: “Ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të shikojmë ndërsa bota riorganizohet. Ne nuk jemi top loje i superfuqive.”

Ukraina dhe asetet ruse

Kancelari e ka fjalën kryesisht për rolin e Gjermanisë në përpjekjet për paqe në Ukrainë. Sipas tij çështja është se si mund të arrihet një “paqe e drejtë”. Ai inicioi së fundmi në Berlin një takim mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe negociatorëve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të diskutuar një plan paqeje.

Kancelari është përkrahës që asetet ruse të ngrira në bankat evropiane të përdoren për Ukrainën. “Me këtë i dërgojmë një sinjal të qartë Rusisë se ne do t’i përdorim asetet e depozituara këtu për të ndihmuar për përfundimin e kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur.”

Shumica e 27 qeverive të BE-së mbështesin përdorimin e afërsisht 210 miliardë eurove të aseteve ruse të bllokuara në BE për të ofruar gjatë viteve të ardhshme ndihmë financiare për Ukrainën si për të mbështetur rindërtimin e vendit edhe për blerjen e armëve moderne për ushtrinë ukrainase.

Por qeveritë e Hungarisë dhe të Sllovakisë kanë njoftuar se janë kundër ngrirjes së aseteve ruse dhe përdorimit të tyre për Ukrainën. Italia është gjithashtu skeptike. Rezerva të konsiderueshme ka edhe Belgjika, sepse në bankat e këtij vend të vogël gjenden një pjesë e madhe e fondeve nga Rusia. Jo pa arsye qeveria belge ka frikë, se mund të bëhet shënjestër e hakmarrjes ruse. Qeveria amerikane gjithashtu refuzon përdorimin e fondeve në formën e tyre aktuale.

AfD: “Kjo nuk është lufta jonë”

Partia më e madhe opozitare në Bundestag, Alternativa për Gjermaninë (AfD), parti pjesërisht ekstremiste e djathtë, është kundër. Kryetari i kësaj partie, Tino Chrupalla, tha pas fjalimit të Kancelarit se është kategorikisht kundër përdorimit të fondeve ruse. Ai tha se kishte deklaruar vite më parë se Ukraina nuk mund ta fitonte luftën: “Ajo nuk ishte dhe nuk është lufta jonë”, tha Chrupalla.

Kancelari Merz është në pararojë të atyre që mbështesin përdorimin e fondeve ruse për Ukrainën. Tani do të shihet nëse Bruksel do të arrihet një shumicë për këtë. Përndryshe tetë muajt e tij të parë si Kancelar do të përfundojnë me një disfatë të madhe në fund të vitit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.