• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”, Skerdi Tasi: Kush ishte i interesuar

15/07/2025
in Kronikë
“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”, Skerdi Tasi: Kush ishte i interesuar

I penduari i tretë në dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ai zbardhi detaje tronditëse për disa nga vrasjet e bujshme dhe porositë e ndryshme për vrasje.

Tasi tha se ishte përhapur fjala se Çapjat ofronin 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Ai gjithashtu ka rrëfyer disa ndjekjet e shumta që u bënin ‘viktimave’ përpara se të vepronin, shkruan A2 CNN.

Avokatët kërkuan procesverbalin e dëshmisë së sotme të Skerdi Tase, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, në mënyrë që të përgatisin pyetjet.

Pjesë nga diskutimi:

Skerdi Tasi: Henriku më ka treguar që i ka bërë 2 herë atentat Filip Gjeloshit, për të dyja rastet ka dështuar. Personi i njohur Ton, kishte patur përplasje me Henrikun pasi i kishte kërkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kilës.

Për atentatin e Mashës, Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i është kërkuar nga dikush tjetër, nga Sandri sakati.

Pas kësaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonjëherë derisa jam arrestuar.

Kishim informacion për Oti Kilën, e ruajtëm por nuk gjetëm ndonjë rast të vepronim.

Për ta ndjekur nuk mernim armë me vete. Henriku ishte urdhëruar nga Nuredini për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan kundrejt pagesës 60 mijë euro. Ne ruanim Dine Çanin, Lulzim Mashën dhe Oti Hilën dhe kë të mundnim të parin.

Dine Çanin e kemi ruajtur për ti bërë atentat edhe me snajpër.

Shkuam me Nuredinin në Bathore për të marrë makinën BMË për të kryer atentatin, por s’më njoftuan për ta kryer, vetëm e pashë në TV që ishin arrestuar.

Vetëm në atentatin e Ramazanit kam marrë 25 mijë euro.

Te vrasja e Lulzim Mashës kam përdorur armën Scorpions që ma kishte dhënë Sandër Baho.

Lum Frroku dhe Mir Boçi ishin shokët tanë që rrinin në Shëngjin. Vendosëm të iknim në Valbonë ku ishin ata, unë, Henriku dhe një djalë tjetër.

Kur shkuam në Tropojë, Henriku ishte i shqetësuar, ai më tha që ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia.

Vëllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni në aktivitetet e të vëllait, për Goriçin, Beharin.

Av. Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?

Skerdi Tasi: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.

U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua.

Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.

Av. Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?

Skerdi Tasi: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë.

Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit.

Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat.

Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë.

Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat. (A2 Televizion)

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!