• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Vetmia e Berishës në gjyqin për korrupsion, 6 milionë dollarë për të mos marrë as një status në X

21/07/2025
in Politikë
Vetmia e Berishës në gjyqin për korrupsion, 6 milionë dollarë për të mos marrë as një status në X

Makinacionet procedurale kanë bërë që gjyqi për aferën “Partizani” të ecë me hapin e breshkës, ndërsa Sali Berisha vazhdon paraqitjet e tij të rregullta në dyert e SPAK, duke e kthyer një proces që duhej të ishte një stigmë turpëruese përballë opinionit publik, në një serial akuzash kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Megjithëse sulmi si strategji mbrojtjeje mund të funksionojë për të mbushur portalet dhe ekranet, rënia e interesit nga militantët e tij për ta shoqëruar përpara SPAK tregon një lodhje të thellë, një ndjesi e përhapur se kjo është një luftë me mullinjtë e erës që nuk sjell asnjë rezultat konkret për opozitën që kërkon ndryshim.

Por vetmia e Berishës nuk shfaqet vetëm në distancimin e mbështetësve të tij, por edhe në mungesën e çdo mbështetjeje nga “partnerët ndërkombëtarë” që ai pretendon të ketë, veçanërisht nga ata që u ka paguar shuma të mëdha për lobim, si në rastin e famshëm të 6 milionë dollarëve për të afruar administratën Trump.

Nëse paraja do të kishte mjaftuar për të blerë simpatinë e një administrate transaksionale, ndoshta Berisha do të kishte pasur një fije bari ku të kapej për konsum të brendshëm. Por bari, njësoj si premtimi i vjetër i diplomacisë amerikane, ka mbaruar.

Për të ilustruar këtë izolim ndërkombëtar, mjafton të krahasojmë me një rast të freskët: atë të ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro.

Policia bastisi shtëpinë dhe selinë e partisë së Bolsonaros të premten në mëngjes, duke e pajisur atë me një pajisje gjurmuese. Gjykata vendosi gjithashtu shtetrrethim gjatë natës dhe fundjavave, dhe i ndaloi kontaktin me diplomatë të huaj, vizitat në ambasada apo përdorimin e rrjeteve sociale.

Bolsonaro, i akuzuar për komplotim për të rrëmbyer pushtetin pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022, e cilësoi masën si “një poshtërim të madh”. Jashtë një stacioni policor, ai mohoi se kishte planifikuar arratisjen dhe deklaroi se 14,000 dollarët e gjetur në shtëpi ishin të ligjshëm.

Ndërkohë, Presidenti Trump publikoi një letër në platformën e tij Truth Social, duke kërkuar që çështja të pushohet. Ai kërcënoi me tarifa 50% mbi mallrat braziliane nëse ndjekja penale do të vazhdonte: “Do ta ndjek nga afër,” shkroi ai.

Dhe e mbajti fjalën. Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, njoftoi se SHBA do të kufizojë vizat për zyrtarët gjyqësorë brazilianë dhe familjarët e tyre, duke e quajtur ndjekjen penale ndaj Bolsonaro-s “një gjueti shtrigash politike”.

Pra, thënë thjesht: administrata Trump shpalli sanksione për të mbrojtur një partner politik, ndërkohë që një i sanksionuar si Berisha, i vetëshpallur si aleat i Trump, shkon i vetëm në përballje me drejtësinë, duke shfryrë me këtë propagandën e tij “trumpiane” që kërkon ta shesë veten si viktimë politike.

Nëse diku në botë do të ekzistonte qoftë edhe dyshimi më i vogël se një lider opozitar në Shqipëri është objekt i një “gjuetie shtrigash”, kancelaritë ndërkombëtare do të reagonin. Por heshtja e plotë, indiferenca dhe mungesa e çdo mbështetjeje ndërkombëtare ndaj Berishës në këtë proces, konfirmojnë se ai shihet si një i pandehur si gjithë të tjerët, jo si i persekutuar politik.

Kjo rrëzon propagandën e tij të kushtueshme dhe gërryen më tej edhe atë pak besim që ka mbetur te ai nga demokratët që e ndjekin ende në konferencat për shtyp, ku përpiqet të shantazhojë SPAK dhe GJKKO, por gjithnjë e më i vetëm. /tema/

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!