• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Të shtëna me armë në Karakas dy ditë pas arrestimit të Maduros

06/01/2026
in Botë
Të shtëna me armë në Karakas dy ditë pas arrestimit të Maduros

Karakasi u trondit mbrëmjen e së hënës nga të shtëna armësh, në një kohë kur qyteti ndodhet në gjendje tensioni pas sulmit amerikan dhe kapjes së presidentit Nicolás Maduro. CNN ka publikuar disa pamje që tregojnë dritat e zjarrit kundërajror mbi qiellin e kryeqytetit të Venezuelës, ndërsa në video të tjera dëgjohen të shtëna armësh pranë zonës së pallatit presidencial Miraflores.

Një banor, që foli për CNN në kushte anonimiteti, tha se dëgjoi të shtëna pranë bulevardit Urdaneta, afër pallatit presidencial.

Ministria e Komunikimit dhe Informacionit e Venezuelës deklaroi se policia kishte qëlluar ndaj dronëve që po fluturonin pa leje mbi qytet. “Nuk ka pasur përplasje dhe i gjithë vendi është plotësisht i qetë,” thuhet në njoftim, pa u sqaruar se kush mund të ketë qenë pas dronëve.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për CNN se SHBA po ndjek nga afër raportimet për të shtënat në Venezuelë, por theksoi se “SHBA nuk është e përfshirë”.

Diskutime të regjistruara mes grupeve paramilitare të lidhura me regjimin e Maduros, të njohura si colectivos, sugjerojnë se të shtënat lidhen me konfuzion mes njësive të sigurisë pranë pallatit Miraflores. Një anëtar i njërit prej grupeve dëgjohet duke kërkuar mbështetje pas “përplasjeve” në zonë, duke thënë se “u dëgjuan disa të shtëna”.

Më pas, një tjetër anëtar shpjegon se bëhej fjalë për një “keqkuptim” dhe se situata ishte qetësuar. Në një komunikim të mëvonshëm, një prej tyre tha se policia e Miraflores dhe rojet e pallatit kishin qëlluar ndaj një droni që fluturonte në zonë, por se gjithçka tashmë ishte “nën kontroll”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!