• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

18/01/2026
in Botë
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe liderët evropianë kanë dënuar planin e Trumpit për të vendosur për tarifa ndaj aleatëve të NATO-s për shkak të Grenlandës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të vendosë tarifa të reja importi ndaj tetë vendeve evropiane – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe Finlandën – derisa të arrihet një marrëveshje për marrjen e plotë të Grenlandës nga SHBA-ja.

Në një postim të gjatë në “Truth Social” të shtunën (17 janar 2026), Trump deklaroi se tarifat do të fillojnë me 10% për të gjitha mallrat e eksportuara në SHBA nga këto vende duke filluar nga 1 shkurti 2026, dhe do të rriten në 25% nga 1 qershori 2026.

Ai i akuzoi këto vende se kanë dërguar trupa në Grenlandë “për qëllime të panjohura”, duke e quajtur situatën “shumë të rrezikshme për sigurinë globale”.

Trump përsëriti se Grenlanda është jetike për sigurinë amerikane kundër kërcënimeve nga Kina dhe Rusia, dhe se SHBA-ja ka ofruar mbrojtje për dekada, por tani është koha që Danimarka të “kthejë kusurin”.

Nga ana e tij, kryeministri britanik Keir Starmer e quajti vendimin e Trumpit “krejtësisht të gabuar” dhe tha se tarifat ndaj aleatëve për ndjekjen e sigurisë së përbashkët të NATO-s janë të papranueshme.

Ai theksoi se pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar është i qartë: Grenlanda është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është çështje e groenlandezëve dhe danezëve.

Starmer paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen drejtpërdrejt me administratën amerikane, duke theksuar se siguria në Arktik është prioritet për të gjithë NATO-n. Po ashtu kryeministri suedez Ulf Kristersson deklaroi se “nuk do të lejojmë të na shantazhojnë”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të zhvillojë bisedime me partnerët evropianë dhe nuk do të dorëzohet ndaj “intimidimit”. Kryeministri finlandez Petteri Orpo theksoi se tarifat nuk janë në interes të askujt. Po ashtu, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre shkroi në rrjetet sociale se “kërcënimet nuk kanë vend mes aleatëve”.

Liderët e BE-së, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, shprehën solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Grenlandës.

Ata paralajmëruan se tarifat do të minojnë marrëdhëniet transatlantike dhe mund të çojnë në një “spirale të rrezikshme zbritëse”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!