AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

by SHT Media
14/01/2026
in Botë, Kryesore
6
0
SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Planet e presidentit Donald Trump për të blerë Groenlandën mund t’i kushtojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth 700 miliardë dollarë, edhe pse ideja është thellësisht jopopullore mes amerikanëve, sipas “The Independent”.

Presidenti Trump ka deklaruar se do ta marrë territorin danez “në një mënyrë ose në një tjetër”, një pretendim që është hedhur poshtë me forcë nga zyrtarët e Danimarkës dhe të Groenlandës.

Shifra prej 700 miliardë dollarësh është një vlerësim i bërë nga akademikë dhe ish-zyrtarë amerikanë për qëllime planifikimi, dhe përfaqëson më shumë se gjysmën e buxhetit vjetor të Departamentit të Mbrojtjes.

Sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, sekretarit të Shtetit Marco Rubio i është kërkuar të përgatisë një propozim për blerjen e Groenlandës, i cili pritet t’i paraqitet presidentit në javët në vijim.

Rubio dhe zëvendëspresidenti JD Vance pritet të takohen sot në Uashington me përfaqësues nga Danimarka dhe Groenlanda.

Administrata Trump vazhdon të shtyjë përpara planin për ta futur Groenlandën nën kontrollin amerikan, pavarësisht zemërimit të liderëve evropianë. Ndërkohë, një sondazh i ri tregon se ideja është gjithashtu thellësisht jopopullore brenda SHBA-së. Gati 75 për qind e amerikanëve mendojnë se përdorimi i forcës ushtarake për ta marrë ishullin do të ishte një ide e keqe.

Presidenti Trump ka argumentuar se SHBA-ja ka nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare dhe ka paralajmëruar në një postim në Truth Social se, nëse Amerika nuk e merr ishullin, Rusia ose Kina do ta bëjnë këtë.

“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për qëllime të Sigurisë Kombëtare. Ajo është jetike për ‘Kupolën e Artë’ që po ndërtojmë”, shkroi Trump. “NATO duhet të udhëheqë për ta marrë atë për ne. Nëse nuk e marrim , Rusia ose Kina do ta marrin dhe kjo nuk do të ndodhë”!

Megjithatë, si pas një sondazhi të publikuar sot nga Reuters/Ipsos. mbështetja publike është minimale. Vetëm 17 për qind e amerikanëve miratojnë përpjekjet e Trump për të blerë ishullin e pasur me minerale.

Rreth 47 për qind shprehën kundërshtim, ndërsa 35 për qind*thanë se nuk janë të sigurt. Po ashtu, 71 për qind e amerikanëve, përfshirë nëntë nga dhjetë demokratë dhe gjashtë nga dhjetë republikanë, thanë se përdorimi i forcës ushtarake për ta arritur këtë qëllim do të ishte një ide e keqe. Vetëm 4,0 për qind e konsideruan atë si ide të mirë.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 66 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar se planet për Groenlandën mund të dëmtojnë aleancën e NATO-s dhe marrëdhëniet e SHBA-së me Evropën.

Zyrtarë të Groenlandës dhe Danimarkës janë të qartë se territori nuk është në shitje.

“Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të aneksohemi”, tha Jess Berthelsen, kryetar i konfederatës kombëtare të sindikatave të Groenlandës, SIK.

Berthelsen shtoi se populli i Groenlandës “nuk i njeh” pretendimet e Trump se territori është i mbushur me anije ruse dhe kineze.

“Pretendimet e tij se ujërat tona janë plot me anije ruse dhe kineze, ne nuk i shohim aspak”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.