• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga ‘Berretta’ tek ‘Bayraktar’/ Armë “Made in Albania” brenda 2030. Krijohet kompania “KAYO”, Deliu zbulon çfarë do prodhojë

23/05/2024
in Kronikë
Nga ‘Berretta’ tek ‘Bayraktar’/ Armë “Made in Albania” brenda 2030. Krijohet kompania “KAYO”, Deliu zbulon çfarë do prodhojë

Mbi një muaj më parë gjatë përurimit të Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama vendosi si objektiv për vitin 2030 ringjalljen e industrisë ushtarake dhe nisjen e eksportit të armëve “Made in Albania”.

Qeveria duket tepër ambicizoe në këtë drejtim, saqë është hedhur për konsultim publik një projektligj që parashikon “krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake”.

Në nenin 1 të këtij ligji nënvizohet se ai ka për qëllim krijimin e shoqërisë shtetërore “KAYO” me fond fillestar 3 milionë euro, për prodhim, demilitarizim dhe tregimin e armëve e municioneve.

Deputeti i PS, Denis Deliu në “Ditari” i A2CNN ka thënë zbuluar se emri “KAYO” është zgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes që është hartuese e projektligjit si më përfaqësuesi dhe tërheqësi për një subjekt që prodhon e shet armë.

“Me këtë emër do të ishte shumë më e lehtë. Ata që kanë hartuar ligjin kanë menduar që kompanitë e huaja të kërkojnë dhe klikojnë qoftë edhe në internet për të blerë armatime. Kanë menduar që ky lloj emri mund t’i japë sukses kompanisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare.”

Sipas Deliut, “KAYO” fillimisht do të plotësojë nevojat e vendit dhe kur armatimet dhe municionet të jenë për eksport, gjasat janë që do të krijohet një fond i posaçëm për ta ndihmuar kompaninë që të studojë tregun e armatimeve dhe të prodhojë atë që kërkon e ardhmja.

“Fillimisht, do të nisë me armë të lehta dhe municion, por duke parë tregun dhe koston që Shqipëria mund t’i ofrojë vendeve të tjera, kjo kompania mund të bëhet konkurruese për tregun e jashtëm. 3 milionë euro nuk është e mjaftueshme. Është pagesa paraprake e buxhetit të shtetit, ndërkohë që në ligj është parashikuar bashkëpunim me palë të treta. Ne kemi bashkëpunim me kompani ushtarake të vendeve mike të NATO-s siç është Berreta e Italisë, apo fabrika e dronëve Bayraktar. Ministritë e Mbrojtjes së Turqisë dhe Italisë i kanë qëndruar afër Forcave të Armatosura.”

Përveç synimit afatgjatë për të shitur armë, sipas deputetit socialist kompania shtetërore që do të krijohet do të prodhojë fillimisht armë të lehta dhe municione për Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

“Armatimi i lehtë që përdorin Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve është një armatim që kërkon edhe konsumim të madh të fishekëve. Konsumimi i numrit të fishekëve ka kosto për buxhetin e shtetit. Ky lloj prodhimi do të sillte mbulimin e nevojave me gjysmë çmimi brenda vendit dhe në shtetin e Kosovës. Pra FA, Garda e Republikës do të përgatiten më mirë në njohjen e armëve të zjarrit. Shqipëria do të kishte patentën e saj dhe nuk do të kishte nevojën të blinte armatim nga jashtë. Shqipëria ka eksperiencën në prodhimin e armëve. Ka burime njerëzore që kanë pasur eksperiencë dhe përvojë të gjatë në prodhimin e armëve. Po ashtu kemi uzina dhe kombinate, të cilat sot fatkeqësisht nuk janë funksionale. Nuk ka pse Kosova apo Shqipëria të blejnë armatim nga jashtë kur mund t’i kemi kapacitetet këtu.”/a2

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!