• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

14/01/2026
in Botë
Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

Situata në Iran po përkeqësohet, ndërsa represioni ndaj protestuesve ka shkaktuar mijëra viktima. Sipas Iran International, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 12 mijë, shumica nën moshën 30 vjeç, ndërsa autoritetet iraniane flasin për rreth 3 mijë viktima. Ndërkohë, pritet ekzekutimi i një protestuesi 26-vjeçar, i arrestuar gjatë demonstratave.

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat dhe të “marrin kontrollin e institucioneve”. A2 CNN raporton se ai ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë, duke shtuar se “ndihma është në rrugë e sipër” për protestuesit. Duke folur në Detroit, Trump paralajmëroi se përgjegjësit për dhunën “do të paguajnë një çmim shumë të lartë”.

“Patriotë iranianë, vazhdoni të protestoni, merrni kontrollin e institucioneve tuaja!!! Shkruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve. Ndihma është duke ardhur. Miga!!!”, shkroi ai në Truth, duke përdorur sloganin “Maga” (Ta bëjmë Iranin të Madh përsëri).

Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka bërë të ditur se Trump po shqyrton aktualisht opsione jo-ushtarake për të mbështetur protestuesit iranianë. Ndërkaq SHBA-ja ka paralajmëruar gjithashtu tarifa 25% për vendet që tregtojnë me Teheranin dhe u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani.

Nga ana tjetër, Rusia ka reaguar ashpër, duke i cilësuar kërcënimet amerikane si “të papranueshme” dhe paralajmëron se çdo sulm i ri ndaj Iranit do të kishte “pasoja katastrofike” për Lindjen e Mesme dhe sigurinë globale.

“Kushdo që synon të përdorë trazirat që po zhvillohen në Iran si pretekst për një sulm të ri ndaj Republikës Islamike si ai i qershorit të kaluar, duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat katastrofike të veprimeve të tilla për situatën në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë globale ndërkombëtare”, paralajmëroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke akuzuar “forcat e huaja armiqësore ndaj Iranit” se po përpiqen të “shfrytëzojnë tensionet sociale në rritje për të destabilizuar dhe shkatërruar shtetin iranian”.

Edhe Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane, dënoi masat amerikane dhe deklaroi se do të mbrojë interesat e saj. Ndërkohë, OKB-ja është shprehur “e tmerruar” nga dhuna, ndërsa Bashkimi Evropian ka njoftuar sanksione të reja kundër regjimit iranian.

Ndërkohë administrata Trump po vlerëson edhe skenarë për një ndryshim të mundshëm regjimi. I dërguari amerikan Steve Witkoff ka zhvilluar një takim sekret me Reza Pahlavin, ish-princin e kurorës iraniane në mërgim, i cili po përpiqet të pozicionohet si figurë udhëheqëse kalimtare në rast të shembjes së regjimit aktual.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!