AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

by SHT Media
13/01/2026
in Botë
6
0
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

David Petraeus, i njohur për eksperiencën e tij në Lindjen e Mesme, thotë se “Irani nuk ka qenë kurrë kaq i dobët si tani”. Sipas ish-drejtorit të CIA-s, kjo nuk do të thotë se një ndërhyrje ushtarake amerikane do të rrëzonte regjimin, por nëse presidenti amerikan Donald Trump nuk vepron pas vendosjes së linjave të tij të kuqe, mund të ketë pasoja shumë negative.

Më poshtë, intervista e tij për Corriere Della Sera

Si i vlerësoni protestat aktuale?

“Janë pa precedent. Ka pasur protesta edhe më parë, por këto duket se janë më të rëndësishmet në dekadat e fundit. Nuk do të thotë që ka një mundësi të qartë për rrëzimin e regjimit, sidomos sepse nuk duket se ka një organizim prapa tyre. Por janë më të rëndësishmet që mbaj mend së fundmi.”

Nga vjen ky vlerësim?

“Nga numri i protestuesve dhe, sidomos, nga represioni i tmerrshëm i forcave më brutale të regjimit. Flitet për 500-600 viktima, por kam dëgjuar edhe shifra që flasin për mijëra.”

Pse është kaq e fortë protesta këtë herë?

“Përveç problemeve të njohura politike dhe të drejtave të njeriut, protestat tregojnë dështimin pa precedent të shtetit iranian. Me ekonomi në krizë, inflacion, papunësi dhe mundësi të pakta në një vend ku të gjithë duhet të jetojnë mirë, qeveria e korruptuar dhe jo kompetente ka dështuar.”

Kjo e bën regjimin më të dobët se kurrë?

“Së fundmi ka pasur një degradim të jashtëzakonshëm të kapaciteteve mbrojtëse të Iranit, humbjen e aleatëve si Assad në Siri dhe të agjentëve që vepronin në rajon në emër të tij. Teherani është në një nga nivelet më të ulëta të historisë së tij. Ka disa nga rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit, por nuk mund të sigurojë as energji elektrike për qytetarët. Populli është i lodhur dhe po flet. Kjo nuk do të thotë se regjimi nuk mund të mbijetojë, por rrëzimi i tij nuk është skenari bazë.”

Trump po mendon për ndërhyrje ushtarake. Cilat mund të jenë objektivat?

“Ka shumë opsione: ndihmë humanitare, iniciativa diplomatike si deklaratat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, G7 dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Mund të ketë sanksione, mbështetje për informimin e qytetarëve dhe operacione të inteligjencës. Më pas, veprime ushtarake të ndryshme: bllokada detare, goditje ndaj sektorit energjetik, bazave të milicisë Basij, ministrive, policisë dhe Gardës Revolucionare. Mund të goditen edhe kapacitetet raketore që mund të kërcënojnë bazat amerikane dhe izraelite.”

Një sulm i mirëfilltë mund të rrëzojë regjimin?

“Do të ishte e vështirë. Po flasim për forca masive: miliona njerëz në Gardën Revolucionare, Basij, ushtri, marinë dhe avionë. Mund të dëmtohen kapacitetet, por rrëzimi është i komplikuar, sepse këto aparate kanë interes direkt të mbajnë regjimin në fuqi dhe janë të përfshira thellë në institucionet dhe shoqërinë iraniane. Nuk është si në Egjipt kur ra Mubarak-u.”

A mund t’i shfrytëzojnë protestuesit sulmet amerikane?

“Nuk ka një opozitë të organizuar. Djali i Shahut, Reza Pahlavi, thotë se dëshiron të kthehet dhe inkurajon popullin, por nuk dihet nëse ka forcën dhe numrat që e ndihmuan Khamenei-n të vinte në pushtet.”

Trump tha se regjimi i Teheranit dëshiron të negociojë. Çfarë mendoni?

“Është një lojë për të fituar kohë dhe për të bindur SHBA-të të mos sulmojnë. Këto sinjale duhen pranuar, por nuk duhet ndjekur ndërkohë që regjimi po masakron qytetarët.”

Do të thotë që ndërhyrja është e pashmangshme?

“Pyetja është sa e gjerë do të jetë. Ka edhe elementin e linjës së kuqe të presidentit. Kur nuk kemi vepruar më parë në situata të ngjashme, si me Obamën pas përdorimit të armëve kimike në Siri, ose tërheqja nga Afganistani, kjo ka dobësuar fuqinë tonë të frikësimit. Kjo, sipas meje, ka ndikuar që Putin të sulmojë dhe më pas të pushtojë Ukrainën. Prandaj Trump nuk mund të qëndrojë i heshtur.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.