AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Dhuna ndaj avokatit të ish kryeministrit, Nesturi: Mëngjesi edhe avokat i Mërtirit e Zotos, akuzat e Berishës s’kanë sens

by SHT Media
29/05/2024
in Politikë
6
0
Dhuna ndaj avokatit të ish kryeministrit, Nesturi: Mëngjesi edhe avokat i Mërtirit e Zotos, akuzat e Berishës s’kanë sens
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akuzat e Rithemelimit të Berishës se avokati Sokol Mëngjesi u sulmua me urdhër të Ramës, për analistin Plator Nesturi janë pa sens. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, ndërsa dënoi ngjarjen e rëndë, analisti tha se Mëngjesi krahas Berishës, ka qenë edhe avokat i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

“Solidarizim dhe shërim të shpejtë. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me aspekte të tjera për shkak të detyrës. Gjithsesi këtë çështje duhet ta sqarojnë organet kompetente. Unë uroj që siç patën edhe një urgjencë më të madhe për ta hetuar, për të kapur autorët, ti shkohet deri në fund motiveve. Vëmendjen më të madhe e mori dhe fakti tjetër që kjo ngjarje që padyshim është e rëndë mori konotacione të tjera. U akuzua direkt kryetari i mazhorancës se është ai shkaktari, madje ai që i ka çuar këto banditë për të goditur zotin Mëngjesi.

E para ishte shumë e nxituar, e dyta ishte element shumë i panevojshëm që nuk ka pse të marrë shkas nga këto gjëra të tjera. Për më tepër nëse ne marrim parasysh se mëngjesi është avokat i njohur dhe nuk ndjek vetëm rastin e Berishës. Ai madje është avokat i Mërtirit dhe Zotos për inceneratorët. I bie të presim dhe një deklaratë nga zoto dhe Mërtiri se është goditur për hir të atyre. Por ka kundërshti në këtë mes sepse është vetë Rithemelimi që ka denoncuar inceneratorët dhe zoti Mëngjesi është edhe te zoti Berisha edhe te Klodian Zoto e Mërtiri. Pra kemi një non sens. Nëse i kapim ngushtë gjërat i bie që e bën jo vetëm qesharake gjithçka por realisht duhet të ketë një përgjegjësi në këtë mes”, shtoi ai në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Një ngjarje shumë të rëndë e ka cilësuar Shemsi Prençi, ish-drejtori i Emergjencave Civile sulmin ndaj avokatit, në mes të Tiranës. Alarmante sipas Prençit e bën dhe fakti se kjo ngjarje shënohet në mes të Tiranës.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë e ndodhur në afërsi të një institucioni arsimor dhe në pamje të parë të fotove që keni transmetuar shikohen prindër të fëmijëve që shkojnë dhe vijnë. Që do të thotë një grup i vogël prej katër personash dhunojnë një prind të mos e marrin që është avokat, një prind që sapo la vajzën në kopsht është ngjarje shumë e rëndë.

Pavarësisht motiveve asnjë s’ka të drejtë të dhunojë një prind në mënyrë barbare në afërsi të shkollës së fëmijëve apo qoftë dhe avokat. Nëse aludohet për çështje interesash pronash nuk e pranoj sepse përbërja e grupit nuk i përkiste një familje që mund të ketë interesa të tilla, por ishin tre mbiemra në grup. Duhet konsideruar një ngjarje shumë e rëndë. Jemi në vitin 2024, ne pretendojmë për një shtet ligjor dhe kur nuk është i sigurt një avokat në mes të Tiranës mendo se çfarë mund të bëhet rrugëve të Shqipërisë. Kur krimi del rrugëve policia e ka humbur fushën e betejës”./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.