AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

by SHT Media
19/01/2026
in Botë
6
0
Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani
6
SHARES
311
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Perandori nuk është më. Valentino Garavani u shua sot në moshën 93-vjeçare në Romë, atdheun e tij të dashur e të zgjedhur ku kishte vendosur të jetonte dhe të punonte përgjithmonë. Nuk është e nevojshme të jesh i apasionuar pas modës për të kuptuar çfarë humbjeje është kjo për botën: fama e Valentinos i kapërcen modën, shijet dhe madje edhe brezat. Të gjithë e dinë kush ishte, dhe të gjithë e dinë se sa shumë krijimet dhe idetë e tij kanë lënë gjurmë në kulturën shoqërore. 

“Çfarë dëshirojnë gratë? Të jenë të bukura”. Kështu e përmblidhte ai vizionin e tij, njw vizion i cili e ka udhëhequr në çdo hap, që nga viti 1959, kur themeloi shtëpinë e tij të modës në Romë, deri në vitin 2007, kur vendosi të tërhiqej. 

Përpara modës, sfilatave dhe tapeteve të kuq dhe gjithçkaje, synimi i Valentinos ishte t’i bënte gratë të bukura. Ato e kanë kuptuar gjithmonë këtë dhe për këtë arsye e vendosën që në fillimet e tij në Olimpin e krijuesve. 

Jeta e Valentinos ishte legjendare. Lindi në Voghera më 11 maj 1932 dhe siç do të tregonte më vonë, ishte i tërhequr nga e bukura që fëmijë. Një nga anekdotat që është kthyer në legjendë është ajo që përjetoi kur, ende adoleshent, shoqëroi familjen në Operën e Barcelonës. Aty, i rrethuar nga dhjetëra zonja jashtëzakonisht elegante të veshura me të kuqe, kuptoi sa shumë u shkon ky ngjyrë të gjithave; në atë moment e zgodhi si ngjyrën e tij simbol, përgjithmonë. Por do të ishte gabim ta tkurrje trashëgiminë e tij vetëm në një tonalitet. 

Pas studimeve në Milano, në vitin 1949 transferohet në Paris, ku ndjek École des Beaux-Arts pranë Chambre Syndicale de la Couture Parisienne. Është shumë i ri, vetëm 17 vjeç, por asgjë nuk e ndalon: në atë kohë italianët nuk shiheshin mirë përtej Alpeve, por ai është thjesht shumë i talentuar. Fiton çmimin Woolmark (i njëjti që nisi karrierat e Yves Saint Laurent dhe Karl Lagerfeld, mik i tij shumë i dashur), nis me një praktikë te Jean Dessès, më pas fillon të punojë për Guy Laroche, të cilin e njeh në atelier. 

Por nuk i mjafton më: në vitin 1959 kthehet në Itali dhe zhvendoset në Romë, që asokohe ishte djepi i modës së lartë italiane. Fotografitë e para “zyrtare” e tregojnë duke punuar mbi fustanin e nusërisë së motrës, ndërsa një nga veshjet e para është një fustan deri në gju i mbuluar me trëndafila tulle që kalojnë nga rozë në të kuqe, një element dekorativ që do të rikthehet ndër vite. 

Në vitin 1960, në Via Veneto, takon Giancarlo Giammetti-n, 22 vjeç, student arkitekture. Është dashuri me shikim të parë dhe kështu lind një nga bashkëpunimet më të rëndësishme, më të qëndrueshme dhe më frytdhënëse të modës: Valentino mundi t’i përkushtohet plotësisht krijimtarisë, ndërsa partneri, me një qasje shumë më të vendosur dhe efikase, u morr me administrimin. Së bashku janë të pandalshëm. Diana Vreeland, e cila ndan me stilistin pasionin për të kuqen, i pagëzon “The boys”. 

Në vitin 1962 marka  debuton në Firence, në Pitti, në Sala Bianca, por momenti kur Valentino kalon nga një shtëpi e rëndësishme mode në simbol të një epoke është viti 1967, kur prezanton një koleksion tërësisht të bardhë. Orari i sfilatës është katastrofik: i fundit i ditës së fundit, kur blerësit dhe shtypi i huaj janë larguar. Por fjala përhapet se është një rast që nuk duhet humbur dhe në fund të gjithë qëndrojnë, vetëm për të. Valentino do të kujtonte më vonë sa i frikësuar ishte nga ideja për të eliminuar ngjyrën në një epokë të dominuar nga hippie dhe psikodelia, por ishte i sigurt për zgjedhjen e tij. Një triumf. 

Dalëngadalë, të gjitha yjet që kanë emër bëhen fillimisht klientet e tij, më pas miqet e tij. vajzat e famshme, diva, këngëtare, gra të kurorëzuara: të gjitha përfundojnë, të lumtura, në oborrin e perandorit. Jackie Kennedy vesh një fustan të tij si në funeralin e bashkëshortit të parë, John Kennedy, ashtu edhe në martesën me Aristotel Onassis (pikërisht nga koleksioni i Bardhë). “Nuk kishim asnjë ide, dinim vetëm që kishte blerë disa fustane”, do të tregonte vite më vonë Giammetti. “Pastaj një mëngjes u zgjuam nga gazetarët, të çmendur, që donin të dinin gjithçka për martesën”. 

Jackie bëhet një nga njerëzit më të afërt me stilistin, pothuajse muza e tij jozyrtare. Një shembull i shkëlqyer i aftësisë së Valentinos për t’i veshur gratë është një nga fustanet më të famshme të veshura nga Jackie: një lloj sari me një shpatull prej sateni ngjyrë jeshile mente, me skaje të zbukuruara me kristale. Pas saj, të njëjtin model e vesh Jennifer Lopez në Oscarët e vitit 2002. Dy bukuri krejt të ndryshme, por fustani u rrinte për mrekulli të dyjave. Kjo nuk është për këdo. 

Edhe pse marrëdhënia sentimentale përfundoi pas dhjetë vitesh, në vitin 1970, Valentino dhe Giammetti mbetën shumë të lidhur. Familja e tyre e zgjedhur u zgjerua gjithnjë e më shumë me miq, partnerë, nipër dhe fëmijë – një klan shumë i bashkuar dhe shumë elegant. Valentino ndërkohë zgjedh Parisin si qytetin e tij të modës. Vendoset në Place Vendôme dhe kjo për të ka kuptim: është më francezi nga krijuesit italianë, më i afërti me ndjeshmërinë e haute couture franceze. 

Karriera ecën si tren: vesh Liz Taylor në martesën e saj, shumë familje mbretërore (si Marie Chantal e Greqisë), dhe krenohet se gjashtë aktore kanë fituar çmimin Oscar të veshura prej tij: Julia Roberts, Jessica Lange, Cate Blanchett, Mercedes Ruehl, Sophia Loren, Jessica Tandy. Feston me Andy Warhol dhe Madonna, bën ski në Gstaad, punon në Palazzo Mignanelli në Romë, i rrethuar nga qenushët e tij të dashur, simbol po aq sa e kuqja. Në chateau-n e tij pranë Parisit organizon festa legjendare. Qoftë për Gwyneth Paltrow apo Kim Kardashian, nuk ka rëndësi: janë gjithmonë perfekte. 

Valentino mishëron ëndrrën në gjithçka: nga mënyra si shtron tavolinat, te sfilatat, ku në fund del gjithmonë i përsosur për të përshëndetur publikun me krahun lart. Në vitin 1998 shet markën për 300 milionë dollarë, përpara shumë të tjerëve. Ai dhe Giammetti ruajnë rolet e tyre, edhe në vitin 2002 kur marka blihet nga grupi Marzotto. Në vitin 2006 merr Legjionin e Nderit në Paris dhe shfaqet në një cameo te “Djalli vesh Prada”. Në vitin 2007 shpall tërheqjen nga moda aktive. Për lamtumirën, zgjedh Romën: tre ditë spektakolare, një festë para Koloseut, një ekspozitë historike në Ara Pacis dhe një sfilatë që mbyllet, çuditërisht, me fustane rozë. 

Hidhërimi i vërtetë zbulohet në vitin 2009 me dokumentarin Valentino – The Last Emperor. Filmi pritet me duartrokitje të gjata në Venecia dhe bëhet sukses global. Edhe pas tërheqjes, trashëgimia e tij vazhdon: Pierpaolo Piccioli dhe Maria Grazia Chiuri sjellin një rini të dytë për maison-in. Edhe larg pasarelave, Valentino mbetet figurë qendrore. 

Një nga skenat më të bukura ndodh në korrik 2019, në Paris, kur pas sfilatës së Picciolit, rrobaqepëset e vjetra të shtëpisë i vrapojnë për ta përqafuar. Ai përlotet.
Do të na mungojë shumë./LaRepubblica 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.