AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gazetari: Plaurent Dervishaj dyshohet se fshihet në Dubai. Ka pasur përplasje me Aleksandër Lahon

by SHT Media
28/05/2024
in Kronikë
6
0
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gazetari: Plaurent Dervishaj dyshohet se fshihet në Dubai. Ka pasur përplasje me Aleksandër Lahon
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që kishin planifikuar vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja. Për atentatin e 1 nëntorit 2019 ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, SPAK ka dërguar për gjykim 9 persona, mes tyre porositësin e atentatit, Plaurent Dervishaj.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka thotë se sipas informacioneve jo zyrtare, dyshohet se Plaurent Dervishaj fshihet në Dubai.

Në një intervistë për “Newsline”, Leka u shpreh se Plaurent Dervishaj dhe Aleksandër Laho kanë pasur përplasje mes tyre.

“Përplasjet mes Plaurent Dervishajt dhe Aleksandër Lahos njihen prej vitesh tashmë. Prej vitit 2019 Prokuroria ka nisur një hetim, lidhur me një atentat që është bërë në 20 qershor të vitit 2019, ku qenë edhe përplasja e parë fizike mes dy kundërshtarëve, Plarent Dervishajt dhe Aleksandër Lahos. Plarent Dervishajt, lidhur me këtë atentat që u bë ndaj ty, dyshoi për të dyshuar kryesor dhe si autor i kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur në qytetin e Durrësit, Aleksandër Lahon dhe grupin e tij. Kjo ka qenë përplasja direkte që më pas u pasua me një seri ngjarjesh të tjera, ku më 1 nëntor 2019 u bë atentati në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i Arjan Ndojit, mbeti i plagosur ky i fundit si dhe i plagosur edhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Përplasja mes këtyre bandave, ka bërë që Plaurent Dervishaj të organizojë grupin e tij të përbërë me 10 persona, të cilët kanë organizuar dhe tentuar të vrasin në 3 raste, për të eleminuar fizikisht Aleksandër Lahon, shkaqet kanë qenë përplasjet mes bandave. SPAK ka mundur, gjatë hetimeve të zbardhë edhe atentate të tjera dhe ngjarje kriminale. Bëhet fjalë edhe për tentativa për të vrarë babanë e të ndjerit Andi Maloku, pikërisht Genci Malokun, pasi ky i fundit kërkonte drejtësi për të birin dhe vazhdimisht ishte bërë në rolin e hetuesit. Kishin tentuar disa raste për ta ekleminuar fizikisht, por edhe një atentat i mbetur në tentativë për vëllanë e “Rrumit të Shijakut”, Vullnet Muharremit, është tentuar të vritet.

Grupi prej 10 personash, disa prej tyre janë të arrestuar, sipas hetimeve të SPAK, anëtarë të këtij grupi, kanë kryer tentativa edhe për të eleminmuar fizikisht edhe juristin Mitri priftin. Prifti u arrestua për një ngjarje të ndodhur më herët në vitin 2021, u dyshua për tentativë vrasje ndaj Edison Begajt. Një tjetër ngjarje e zbardhur nga hetimet, është vendosja e tritolit në hotel Viktoria, në pronësi të babait të Ervin Matës, një personazh i shpallur në kërkim dhe i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale. Këto janë disa nga ngjarjet e zbardhura.

Hetimet do të vijojnë edhe për ngjarjet e tjera. Për atentatin ndaj Ndojit, kemi dy të dënuar. I dënuar me burgim të përjeshtëm Redjan Rraja, ndërsa Arjol Halili si një nga bashjëpunëtorët, është dënuar me 35 vite burg. Në kërkim janë 3 persona dhe kryesori, Plarent Dervishaj. Sipas informacioneve jo zyrtare, dyshohet se fshihet në Dubai”, theksoi ai./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.