AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Analizë| Pse Trump zgjodhi zëvendësen e Maduros dhe jo lideren e opozitës

by SHT Media
08/01/2026
in Botë
6
0
Analizë| Pse Trump zgjodhi zëvendësen e Maduros dhe jo lideren e opozitës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mes shumë pyetjeve që kanë shpërthyer pas ngjarjeve dramatike të fundjavës së kaluar në Karakas (dhe ka shumë) njëra ka të bëjë me gruan me syze që tani udhëheq atë që zyrtarët amerikanë e quajnë “autoritetet e përkohshme” të Venezuelës.

Pse Delcy Rodríguez?

Çfarë ka Delcy Rodríguez, vajza e një ish-guerrilasi marksist dhe zëvendëse e diktatorit të rrëzuar Nicolás Maduro, që ka tërhequr vëmendjen e administratës Trump? Dhe pse Uashingtoni ka vendosur të mbajë në pushtet një revolucionare të shpallur “Chavista” (term që i referohet mbështetësve ose ndjekësve të ideologjisë dhe politikave të Hugo Chávez, ish-presidentit të Venezuelës), në vend që të mbështesë lideren e opozitës, María Corina Machado, lëvizja e së cilës besohet gjerësisht se fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024?

Sipas ish-ambasadorit amerikan në Venezuelë, Charles Shapiro, përgjigjja është e thjeshtë:
“Kanë zgjedhur stabilitetin mbi demokracinë. Kanë mbajtur regjimin diktatorial pa diktatorin. Njerëzit e tij janë ende aty. Mendoj se është jashtëzakonisht e rrezikshme.”

Alternativa, ndryshimi i plotë i regjimit dhe mbështetja e Machado-s do të sillte rreziqe të tjera, përfshirë përçarje mes figurave të opozitës dhe largimin e rreth 30% të venezuelianëve që votuan për Maduron.

Në një konferencë shtypi të shtunën, presidenti Trump befasoi shumë vëzhgues duke e quajtur Machadon “të papërfillur” brenda Venezuelës, ndërsa Rodríguezin e përshkroi si “fisnike”. Ish-diplomatë amerikanë e kritikuan këtë vendim, duke thënë se në fakt u mohua e gjithë lëvizja opozitare.

Shpejtësia dhe lehtësia me të cilën Maduro u rrëzua dhe Rodríguez u vendos në pushtet ngriti dyshime se ajo mund të ketë qenë pjesë e planit. Por analistë si Phil Gunson nga International Crisis Group theksojnë se pushteti real mbetet tek ministri i mbrojtjes Vladimir Padrino López dhe ministri i brendshëm Diosdado Cabello, të dy besnikë të Maduros.

Vendimi për të mbështetur Rodríguez erdhi pas paralajmërimeve se Machado mund të sillte destabilitet të rrezikshëm. Raporte të ICG-së dhe një vlerësim i klasifikuar i inteligjencës amerikane paralajmëruan për mundësinë e dhunës dhe luftimeve guerile nga elementë të forcave të sigurisë.

Administrata Trump e sheh Rodríguezin si një figurë me të cilën mund të negociojë: ajo ka treguar prirje për reforma ekonomike, hapje ndaj kapitalit të huaj dhe bashkëpunim në çështje si nafta dhe lufta kundër narkotikëve. Megjithatë, një tranzicion i vërtetë demokratik duket se nuk është prioritet i menjëhershëm për Uashingtonin.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio paraqiti një plan tre-fazor: stabilizim i vendit dhe menaxhim i naftës nën mbikëqyrje amerikane, proces pajtimi me amnisti dhe lirimin e të burgosurve politikë, dhe në fund një tranzicion. Por Trump tha se zgjedhjet nuk janë në horizont: “Duhet ta rregullojmë vendin më parë. Nuk mund të ketë zgjedhje.”

Analistët paralajmërojnë se pa sundim ligji dhe legjitimitet, investimet e mëdha të huaja nuk do të vijnë. Ish-ambasadori Shapiro e krahasoi ngritjen e Rodríguezit me “dedazo”-n e Hugo Chávez kur emëroi Maduron si pasardhësin e tij: “Ky është dedazo i Trump-it,” tha ai. (Shënim: dedazo, fjalë spanjolle që përdoret kur një lider, zgjedh pasardhësin e tij pa ndjekur procesin normal demokratik).

Shkrim nga Paul Adams për BBC-në

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.