AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Deklarata e fortë: Meta u trondit kur pa mesazhet e Kryemadhit në duart e prokurorëve të SPAK

by SHT Media
27/06/2024
in Politikë
6
0
Kush po xhiron film dhe kush po sheh interesin?!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka zbërthyer lëvizjet e fundit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Kjo e fundit dhe zoti Meta po shkojnë drejt divorcit, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetime për ta. Por çfarë fshihet pas këtij vendimi të çiftit më të lakuar të politikës dhe pse ata vendosën të divorcohen tani. Gazeta “SOT”, bisedoi me avokat Beqirin, i cili nxjerr informacione të forta. Gjatë një interviste me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, zoti Beqiri zbulon lajmin shokues që mësoi Ilir Meta kur e thirrën në SPAK, teksa thekson se ish-presidenti u alarmua kur pa mesazhet e Monika Kryemadhit në duart e prokurorëve.

-Avokat Beqiri, në çfarë faze është SPAK në lidhje me hetimin pasuror të çiftit Meta-Kryemadhi, çfarë pritet të ndodh së afërmi?

Janë disa çështje që janë thelluar dhe tashmë që jemi para verifikimit dhe kontrollit të pasurive të tyre, ky është një fakt pasi e pranojnë vetë të dy, edhe Meta pasi ka dalë nga SPAK, madje dhe me deklaratat që ka bërë ndaj SPAK aspak morale dhe etike e madje komente nga më të egrat e me të drejtë komentet e Metës i kemi quajtur të dalë faze e të pahijshme për një ish-kryetar shteti, ish-Kryeministër, etj.

-Është një strategji e Metës kjo apo jo?

Pikërisht, Meta tashmë po luan me të gjitha kartat. Ai thotë se nuk kam çfarë të humbas më pasi të gjitha i kam humbur. Por nëse futet një organ siç është SPAK-u për të kontrolluar pasuritë e tua, atëherë Ilir Meta duke e ditur që ato pasuri nuk i ka të vëna me punë por me korrupsion, i ka të vënë vetëm në saj të shpërdorimit të punës që ka bërë që kur ishte deputet dhe pastaj dhe me të gjithë funksionet që ka, kudo ku ka qenë. I ka futur duart në pasurinë kombëtare dhe pasuritë e tija i ka bërë mbi bazën e futjes së duarve të pista në buxhetin e shtetit dhe në taksapaguesit shqiptar por edhe pasuritë e shqiptarëve, ai tashmë luan me të gjithë ato që i jepet mundësia. Luan me të qenit kryetar i Partisë së Lirisë, luan me të qenurit ish-President, luan edhe me bashkëshorten e vetë të cilën e ka deputete dhe politikane. Madje duke bërë edhe ndarjen, ku thotë se unë merresha me politikë e Monika merrej me administrimin e pasurisë dhe problemet e fëmijëve, të shtëpisë, etj, me qëllim që ta largojë e ta distancojë sa më shumë Monikën. Por po luan edhe me gjëra të cilat janë në kufirin e asaj që njerëzit mendojnë në është normal apo jo pasi është çfazim të hipësh nëpër hekura apo të hidhesh nga bordi i një varke e të ulesh me njerëz që nuk janë të nivelit tënd. Përkundrazi ti je i akuzuar, sepse atyre iu ke dhënë pasurinë e nëpërmjet tyre e ke bërë tjetërsimin e pasurive të tua në Angli dhe gjithandej. Këto pasuri kanë ardhur si pasojë e floririt të vjedhur të Kërrabës e janë futur në emrin e atyre që ha darka me ta apo i merr në shëtitje të gjitha. Të tëra këto lloje e deri dhe te padia që bën për shkurorëzim, janë për ta çuar vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri por edhe të analistëve të ndryshëm edhe të mediave të ndryshme, ne gjëra të tilla dytësore e gjëra të tilla të cilat janë për shou dhe të largohet nga problemi themelor që janë korrupsioni dhe krimi që ai ka bërë, vjedhjet e mëdha që ai ka bërë dhe shqiptarët për këtë janë të interesuar më shumë se çfarë ka vjedhur dhe ku i ka çuar këto që ka vjedhur. Kurse ai 80% po i dërgon në këto.

-Edhe padia për zgjidhjen e martesës mendoni se është një strategji për të devijuar vëmendjen në këtë situatë?

Është një lojë edhe ajo por nga ana tjetër ka dhe diçka të vërtetë brenda se ndonjëherë lojërat janë lojëra por pastaj bëhen nga lojë kalojnë në seriozitet pastaj. Marrin dhe seriozitetin e duhur se ai e filloi faktikisht si lojë këtë punën e divorcit por e bëri de fakto kur nuk e zgjodhi në forumet e PL, por kur Monika shkoi në SPAK, atëherë ai e harroi atë divorc që bëri duke thënë që e kanë lënë selinë pa roje dhe lanë selinë në duart e Byrosë Kombëtare të Hetimit që vajtën morën serverat dhe nuk i ruajtën mirë, e harroi çështjen e dorëzimit të mandateve dhe pastaj vajti në SPAK. Nga ana tjetër tha se qëndrimet e saj në SPAK, janë aq të rënda sa e konsideronte dhe më të rënda se të një baxhelle. Kjo do të thotë se diçka në SPAK ndodhi, por çfarë ndodhi në SPAK që ai tani nga lojë po e kthen në një seriozitet këtë çështje sepse në SPAK.

-A është qëndrimi ndryshe zonja Kryemadhi dhe Meta sa i përket qasjes që kanë, ku njëri e sulmon dhe tjetra e vlerëson?

Pikërisht, jo vetëm te qëndrimi që mban që i thotë SPAK-ut bëj të vetëm se unë shkova dhe dhashë shpjegimet e mia. Është në rregull dhe një qëndrim normal e ndryshe nga ai që e quan SPAK-un Dum Duman e organizatë politike e në duart e Ramës që bën goditje për të shkatërruar opozitën, etj, akuza të dala mendsh. Janë shumë ndryshe me njëri-tjetrin në qëndrime por problemi është se këtu ka dhe një lloj të vërtete te Meta dhe shqetësimi i tij është i natyrshëm pasi pas marrjes së telefonit të nënës së Monikës dhe pas marrjes së telefonit të Monikës vetë, d.m.th diçka ka ndryshuar, diçka ka parë Meta brenda tyre dhe që ka rënë në duart e SPAK dhe e bën përgjegjëse Monikën se pse nuk është treguar vigjilente që ai të zhdukte gjurmët. Kjo sipas Metës paska lënë gjurmë dhe nga ana tjetër edhe ajo nuk është thashethem por Meta ka patur bindjen që Dumani duke qenë nga Dibra dhe duke patur njohje familjare me njerëzit e Monikës, ai nuk do të tregohej kaq i ashpër, siç po tregohet me Ilir Metën e ta toleronte. E për këtë bën përgjegjëse Monika Kryemadhin. Kështu që nga lojë, kjo çështje po merr përmasat e një të vërtete por Dumani nuk është nga ata që shikon krahinaizmin apo kushërinjtë e tij. Ndërsa, sa i përket problemit të verifikimit të pasurive, këtu qëndron edhe te studimi i fëmijëve në Angli të Ilir Metës ku paga vjetore i arrin 24 mijë paund e ndërsa fëmijëve të tij vetëm shkollimi iu arrin në 60 mijë paund secilit. Ka tre fëmijë dhe çdo vit nevojiten 180 mijë paund, por sa vjet ishin ata fëmijë me studime. Ti si President i vendit, rrogën tënde e ke 24 mijë paund në vit, e si e tillë nuk dalin llogaritë, pasi vetëm për fëmijët të shkojnë shpenzimet 180 mijë paund. Këtu ka diçka që nuk shkon, pasi ILDKP-ja duhet të verifikojë pasurinë e këtyre, por ky është institucion formal pasi ajo deklaron se çfarë deklarojnë e çfarë kanë në kadastër këto.

-Avokat, si do të ndahet përgjegjësia penale?

Ka dy lloj përgjegjësish, është ajo penale e individualizuar. Në rast se njëri nga bashkëshortët merret përgjegjësi penale për korrupsion apo shpërdorim detyre apo për mos deklarim të pasurisë, atëherë do të shikohet se për çfarë pasurish bëhet fjalë. Dhe nëse bëhet fjalë për një pasuri që është vendosur gjatë kohës së rregjimit martesor, ajo prezumohet që është bashkësi ligjore ku gjysmën e ka njëri dhe gjysmën tjetri por nëse ka ardhur në rrugë ligjore, kjo gjë ka ardhur për të dy. Ajo është rrugë kriminale por këta i gënjen mendja se bie fjala, Ilir Meta një ndër arsye që kërkon shkurorëzimin është se ka disa pasuri e ardhur si trashëgimi Monikës. Dhe me atë pasuri te toka ka blerë apartamente, e me apartamentet që ka blerë atje, janë të sajat e nuk kanë lidhje me korrupsionin tim. Në këtë aspekt, kur të vij problemi nesër, kjo veçohet dhe trashëgimia nuk të merret pasi e mban ti. Në rastin konkret i kemi të dy në hetim për problemet e pasurisë. Nga ana tjetër, SPAK-u e ka thelluar hetimin se çfarë është kjo tokë që është blerë aty e janë fituar mbi atë apartamente të mëdha e dyqane. Kjo tokë ka qenë shtetërore dhe Ilir Meta duke shpërdoruar detyrën e Kryeministrit, këtë pronë ia ka dhënë një polici e nda ana tjetër si polici ia ka shitur në noteri nënës së Monikës. Kjo e fundit e ka blerë këtë apartament. Baza e korrupsionit i këtij kryeministri. Për rrjedhojë nuk mund të flitet për pasuri trashëgimore se kjo është rrjedhojë e krimit. E ndaj do të hetohet edhe për këtë. Po të shikojmë në hetimin që po i bëhet Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe pushtetarëve të tjerë po shkohet edhe te njerëz të tjerë të dyshuar që mund t’i kenë të përbashkëta ose që andej i kanë marrë dhe burime këta të ardhura dhe u kanë mbuluar korrupsionin. Fakti që edhe ndaj disa biznesmenëve të tjerë të fuqishëm po bëhet në kuadrin e hetimit pasuror të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit po preken edhe disa prej tyre, do të thotë që kjo strukturë dhe BKH-ja, ka dijeni dhe se ku mund të jenë tjetërsuar këto pasuri. Kjo nuk do të jetë vetëm në ato pasuri se çfarë kanë hetuar ato po edhe në ato që përbëjnë indicie të ndryshme, qoftë edhe në formën e thashethemeve i kanë mjetet SPAK-u dhe BKH-ja për të shkuar. Se në rast se ne përmendim një emër konkret e themi 51 pasuri Ilir Meta i ka vetëm në Londër dhe i ka në emër të filanit, e kjo thuhet si thashethem, atëherë është e detyruar SPAK-u që atje do vejë e do ta shikojë në është e saktë apo jo.

Intervistoi: Rigels Seliman

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?
  • Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.