• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Bregu: Sikur çdo gjë të shkojë siç duhet, na presin 72 vite për të pasur nivelin e sotëm të zhvillimit të BE-së

26/06/2024
in Politikë
Bregu: Sikur çdo gjë të shkojë siç duhet, na presin 72 vite për të pasur nivelin e sotëm të zhvillimit të BE-së

Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu në panelin e hapjes së Konferencës të Nivelit të Lartë të OECD-së për Evropën Juglindore

Paris – Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, nënvizoi rëndësinë e iniciativave rajonale për rritjen ekonomike, përmes nxitjes së konkurrueshmërisë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore të OECD-së, “Driving Competitiveness, Achieving Convergence”, në Paris.

“Ballkani Perëndimor është një rajon shumë i ndryshëm nga ai i 10 viteve më parë. Bashkëpunimi rajonal u dëshmua si një anije e sigurt në një stuhi, ku 80% e qytetarëve e mbështesin plotësisht. Por duke qenë se rajoni është ende i mbushur me tensione, potenciali i tij i plotë ende nuk është shfrytëzuar. Ndaj zbatimi i plotë i angazhimeve të marra, është një domosdoshmëri e vështirë! Ngërçet dhe bllokimet e vazhdueshme nuk janë më të përballueshme. Faza e re e Tregut të Përbashkët Rajonal, një proces me pronësi rajonale, është në përgatitje e sipër. Ndonëse mund të mos e ndryshojë të gjithë situatën në rajon, do ta afrojë rajonin, duke ndjekur me shpejtësi konvergjencën shumë të nevojshme”, tha Bregu.

Krahas Bregut, sesioni hapës mblodhi folës të nivelit të lartë, duke përfshirë Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Zdenko Lucić, Sekretar i Shtetit për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunim Zhvillimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Mathieu Bousquet, Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (NEAR) dhe Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës
“Ballkanit Perëndimor i mungon besimi në fuqinë që kanë lidhjet ekonomike dhe tregtare të rajonit. Të dhënat ende të pabotuara të Opinionit të Biznesit të Barometrit Ballkanik zbulojnë dy pengesa kryesore që sjellin një perceptim të tillë: mungesa e fuqisë punëtore dhe ikja e trurit. Por ka një mundësi. Mjedisi mbështetës mund të nxisë rritjen vjetore me 2%, të tërheqë deri në 6.5% më shumë investime, të rrisë shkallën e rritjes së vendeve të punës deri në 1% në vit dhe të rrisë produktivitetin e SME-ve me 5% deri në 10%. Inkurajimi i lëvizjes së lirë të fuqisë punëtore në të gjithë Ballkanin Perëndimor sjell mundësi për të shtuar një 1.3% të konsiderueshëm në PBB-në tonë deri në vitin 2025. Sikur çdo gjë të shkojë siç duhet, na presin edhe 72 vite për të pasur nivelin e sotëm të zhvillimit të BE-së”, shtoi Bregu.

Znj. Bregu theksoi sukseset e integrimit rajonal përmes Tregut të Përbashkët Rajonal si “portë hyrëse” për integrimin progresiv në tregun e vetëm të BE-së dhe potencialin e tij për krijimin e konvergjencës socio-ekonomike të vetëqëndrueshme.

“Ndërsa rajoni përpiqet të shikojë përpara me shpresa disi të lëkundura, ne përballemi me një rënie prej 8% të mbështetjes së qytetarëve për anëtarësimin në BE. Është e qartë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një integrim më të guximshëm dhe më të shpejtë në tregun e vetëm të BE-së dhe një integrim të përshpejtuar plotësisht të operacionalizuar, me parashikueshmëri më të lartë për perspektivën e ardhshme financiare për të mbështetur dinamizmin dhe transformimin e ri për të arritur standarde më të mira jetese dhe konvergjencë. Por në fund të fundit, nuk ka të bëjë vetëm me paratë dhe tregun, ka të bëjë me vlerat dhe gjithashtu me angazhimin tonë për punën e vështirë të reformës, për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët”, përfundoi Bregu/m.j

Më të lexuarat

  • Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nora Malaj për protestën: E shoh si lëvizje sociale, janë ngritur ata që e kanë votuar edhe ata qe nuk e kanë votuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga tabelat dygjuhëshe te korsitë e veçanta, Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tronditëse, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund të prodhohet një parti nga protestat? Bajraktari: Mijëra vota të gatshme për alternativa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga ‘Ndrangheta te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkencëtarët thyejnë një tjetër kufi: Kompjuteri i bindet mendimeve të njeriut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!