AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

U përgjua pa miratimin e prokurorit? Avokatja: Beleri nuk është arrestuar në flagrancë!

by SHT Media
14/06/2024
in Kronikë
6
0
U përgjua pa miratimin e prokurorit? Avokatja: Beleri nuk është arrestuar në flagrancë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon seanca në Apelin e GJKKO për Fredi Belerin. Avokatja e tij, Klodiana Gjyzari ka kundërshtuar të gjitha veprimet që ka kryer policia ndaj Belerit, duke theksuar se përgjimet janë realizuar pa u miratuar nga Prokuroria e Vlorës.

“Para se të bëhej informacioni për regjistimin e veprës penale rezulton që forcat operacionale kanë arritur në Himarë për të bërë përgjimin para se Prokuroria të bënte autorizimin. Pra puna ka nisur përpara se ka marrë miratimin e prokurorit”, ka deklaruar Gjyzari në sallë.

“Nuk na është dhënë koha e nevojshme për të bërë mbrojtjen. Unë nuk mund të lejoj që mbrojtja e të pandehurit të bëhet me avokat kryesisht, pasi ju e kishit vendosur për ta vijuar gjykimin. Zoti Beleri kundërshton faktin se është arrestuar në kushtet e flagrancës”, ka shtuar ajo më tej.

Edhe avokati i bashkëpunëtorit të Belerit, Pandeli Kokaveshit, ka kërkuar pafajësinë e këtij të fundit.

Avokati i Pandeli Kokaveshit, Herakli Koçi: Shkaqet tona të ankimit kanë të bëjnë me mënyrën si janë realizuar përgjimet. Gjithçka ka nisur në bazë të një autorizimi për të bërë përgjimin. Sipas analizimit tonë me detaje rezulton që përgjimi ka nisur një ditë para se të dilte autorizimi. Po ashtu kërkesa është bërë në drekë dhe më pas është hedhur në drekë, mesa duket se ka parë të arsyeshme ta hedhë brënda oratit zyrtar, por në orën 23:45. Po ashtu ne kërkojmë pavlefshmëri të përgjimeve pasi nuk janë në përputhje me ligjin. Nuk është e qartë se me çfarë pajisje është realizuar përgjimi dhe më pas nuk ka një procesverbal se si është hedhur në CD-në e prokurorisë. Nuk jemi dakort as me transkriptin e përgjimit. Provat në disa raste janë falsifikuar, në raste të tjera janë marrë në kundërshtim me ligjin. Në përfundim ne kërkojmë prishjen e vendimit të Shkallës së Parë për Pandeli Kokaveshin dhe shpalljen e tij si të pafajshëm.

Kujtojmë se sipas SPAK:

Të dhënat e siguruara nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, tregojnë 3 biseda të një infiltrurari me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, ku flitet për sigurimin e votave për zgjedhjet e 14 Majit.

Në një nga përgjimet rezulton se më datë 10 Maj Fredi Beleri është takuar me të infiltruarin e policisë në lokalin e kandidatit. Është rënë dakord që i inflitruari, i cili u hoq si mbështetës i Belerit, të përpilojë listën me emrat e 13 votuesve, të cilën e ka dorëzuar në zyrën elektorale, sekretares, po atë ditë. Gjatë përgjimeve, rezulton se do të jepeshin para për këta qytetarë.

Një ditë më pas, më datë 11 Maj, sekseri është takuar me Fredi Belerin në lokalin Gelateria. I ka kërkuar t’i mbledhë e t’ia japë vetë paratë këtyre personave, por Beleri ka kundërshtuar. Për dhënien e parave u caktua bashkëpunëtori i Fredi Belerit, Pandeli Kokaveshi. Dorëzimi i parave është bërë në lokalin Gelateria, rreth orës 23:30 të datës 11 Maj.

Bashkëpunëtori Pandeli Kokaveshi sapo është takuar me sekserin e infliltruar, i ka kërkuar që të vendosnin të dy telefonat, larg tavolinës ku ishin ulur dhe i vendosën në banakun e lokalit. Kokaveshi i druhej një përgjimi të mundshëm, por siç rezulton në dosje policia i kishte marrë masat më parë dhe çdo skenë është filmuar dhe është pasqyruar si provë. Kokaveshi në bisedë i ka thënë të infiltruarit se katër persona nga lista me 12 emra, i kishte kontaktuar vetë, kështu që mbeteshin 8 të tjerët.

Prokuroria thotë në dosje se këto veprime dhe komunikimi mes tyre është dokumentuar me audio dhe video. Pas afro 20 minutash nga dorëzimi i parave, rreth orës 00:15 minuta ndërhynë forcat operacionale të cilat kryen arrestimin e Belerit, në lokalin e tij Gelateria. Pandeli Kokaveshi u prangos pranë spitalit të Himarës. Ai kishte dalë nga shtëpia pasi ishte telefonuar për prangosjen e Belerit.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?
  • Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.