AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

GJKKO dënon me 13 vjet Akil Kullën, pjesë e grupit të Gjergj Cukalit

by SHT Media
12/06/2024
in Kronikë
6
0
Gjyqi për “Plumbin e Artë” me çudira, çfarë ndodhi sot
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJKKO ka dënuar me 13 vjet burg Akil Kullën, nipin e Nehat Kullës. Akil Kulla akuzohet për një sërë veprash kriminale, por i ulet 1/3 e masës së dënimit, falë gjykimit të shkurtuar. Kështu, ai do të dënohet me 8 vjet e 8 muaj burg.

Atij iu gjet një arsenal armesh në zonën e Kinostudios. Kulla është dënuar në mungesë, pasi rezulton ende i shpallur në kërkim.

Ai u gjet fajtor për armëmbajtje pa leje, grup i strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar armesh.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 30.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Akil Kulla, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të tij dhe të të pandehurit Sokol Xhura, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278 të Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të bashkëpandehurin Enver Jamaku dhe të pandehurin Sokol Xhura, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; -Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e dy thikave, të cilat plotësojnë kushtet e armëve të ftohta, prerëse me tel.

2. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 36 datë 12.06.2024, vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/6 në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/7 i Kodit Penal, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/8, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

6. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke u dënuar i pandehuri Akil Kulla me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

7. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Akil Kulla me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 8. Referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajta e dënimit për të pandehurin Akil Kulla fillon nga dita e ekzekutimit e vendimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

9. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato të gjykimit të kryera lidhur me të pandehurin Akil Kulla i ngarkohen atij.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?
  • Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.