• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Aeroporti i Vlorës, operacional, në verën e 2025”, Rama liston projektet në infrastrukturë

12/06/2024
in Politikë
“Aeroporti i Vlorës, operacional, në verën e 2025”, Rama liston projektet në infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një “panoramë” të plotë të punëve në infrastrukturë. Nga tuneli i Llogarasë, Korridori Blu e deri te portet, ai theksoi se janë vënë në jetë projekte që deri pak kohë më parë as nuk ishin imagjinuar. Sipas Ramës, e gjithë puna në këtë sektor do ketë përfunduar brenda dekadës.

“Korridori Blu i miratuar nga BE, ka mbaruar puna në shumë segmente”

Edi Rama: Duke filluar nga tuneli i Llogarasë, një zotim legjendar i të gjitha forcave politikë në të gjitha fushatat që këtë sezon do jetë i kalueshëm. Duke vazhduar me Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur të trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë, duke vazhduar me aksin Thumanë-Kashar, jashtëzakonisht i rëndësishëm për vetë faktin që prurja e lartë e automjeteve nga veriu drejt Tiranës, apo më tutje në jug gjatë sezonit bëhet e papërballueshme. Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët, por njëkohësisht është pjesë e Korridorit Blu.

Një tjetër projekt i përqeshur kur ne e prezantuam, sot jo vetëm është i miratuar si pjesë e korridoreve të BE, por po ndërtohet. Në ditët në vijim nis puna për segmente të tjera, Kashar-Lekaj që do bëjë të mundur një autostradë terësisht të re, për të lidhur Tiranën me Rrogozhinën dhe pastaj Lekaj-Fier. Rrugët ekzistuese do jenë rrugë alternative. Pastaj Thumanë-Milot për të përfunduar me hapjen e garës në fund të këtij muaji për Milot-Balldren. Balldren-Muriqani pastaj për lidhjen me Malin e Zi.

Punimet e Aeroportit të Vlorës, tha se do përfundojnë brenda vitit.

“Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do përfundojë punimet brenda vitit, do kalojë te testi dhe certefikimit në 6 mujorin e vitit tjetër dhe me ndihmën e Zotit do jetë operacional në sezonin e ardhshëm me një operator që vetë emri i thotë të gjitha: Aeroporti i Mynihut. Do hapet gara për Aeroportin e Gjirokastrës, kemi arritur në konkluzionin se vendi më ideal për nevojat e aviacionit është Gjirokastra. Ndërkohë që infrastuktura e re lidhëse me Sarandën e bën një aeroport brenda parametrave të kërkuar nga hotelet me 5 yje.”

“Ka nisur puna për portin e Durrësit dhe Vlorës”

Edi Rama: Në fund, dua të shtoj edhe portet. Ka filluar puna për portin e Durrësit, të Vlorës. Jemi në pritje të përfundimit të një absurdi lidhur me limannin e Sarandës një absurd i natyrës juridike. Por në fakt është shumë më pranë letërsisë surrealiste sesa letërsisë juridike. Jemi optimist që me hapjen e porteve turistike, kuadri do jetë jo vetëm i plotësuar, por edhe kemi rritje të ndjeshme të përmuajshme të numrit të kontratave të hoteleve me 5 yje.

“Qershia mbi tortë” sipas kreut të qeverisë është Tirana.

“Deri para sa vitesh ishte një qytet që zbrazej terësisht në verë ose banohej nga ata që duhet të jenë këtu për të kryer punë të caktuara. Apo nga ata që e kanë të pamundujr të bëjnë pushime. Sot Tirana rritet në numër në verë, për shkak të turistëve.”

/a.r

Më të lexuarat

  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!