AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vijon telenovela në Apel, Salianji nuk paraqitet sërish në gjyq, shtyhet seanca për të dhjetën herë

by SHT Media
12/06/2024
in Kronikë
6
0
Sa ka kushtuar Censusi? INSTAT i përgjigjet Ervin Salianjit: 16.9 milionë euro
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është shtyrë për të disatën herë seanca në Apel për deputetin e PD-së Ervin Salianji për çështjen “Babale”.

ABC News mëson se Salianji nuk është paraqitur në seancë, ndërsa avokati i tij Ledio Braho ka dorëzuar kërkesë për shtyrje të seancës në gjykatë. Seanca e radhës do të mbahet më 28 qershor, në orën 10:00, me avokate Gëzime Buci.

Braho ka dorëzuar një raport mjekësor dhe nuk është paraqitur për arsye shëndetësore. Ndërkohë Prokurori ka deklaruar se “Seanca nuk mund të zhvillohet. Mungesa e avokatit është e justifikuar ligjërisht dhe kërkojmë shtyrjen për një date tjetër.”

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, i cili tha se “Mungesa është e qëllimshme, raporti merret lehtësisht, duhet t’i jepet fund kësaj situate edhe nga ana e gjykatës.”

Pas vendimit të marrë gjykata u shpreh se “Në lidhje me mungesën e avokatit të Salianjit është e arsyeshme. Gjykata vlerëson që duhet të njoftojë Salianjin që avokati i tij Ledio Braho ka probleme shëndetësore dhe Salianji duhet të marrë masa që të ketë edhe një avokat tjetër. Gjithashtu gjykata cakton edhe avokatë kryesisht që të mos zvarritet procesi.”

“Seanca është parashikuar të mbahet në orën 10:30. Është parashikuar të zhvillohet vetëm me një seancë. Edhe ditën e sotme seanca do të zhvillohet në lidhje me hetimet, akuzat ndaj Salianjit në lidhje me dosjen e njohur si ‘Babale’. Ai akuzohet për kallëzim të rremë. Prej kohësh është shtyrë seanca, herë nga gjykata dhe herë nga avokatët e Ervin Salianjit. Nëse seanca zhvillohet sot dhe Apeli lë në fuqi dënimin, Salianji dënohet me burg, por mbetet për t’u parë. Do të shohim nëse do të kemi vendim nga Gjykata e Apelit”, raportoi gazetari.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?
  • Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.